Home Kult/Arsim Lutfi Haziri: Këndi Arkivor i Shqipërisë shumë shpejt në bibliotekën e Gjilanit

Lutfi Haziri: Këndi Arkivor i Shqipërisë shumë shpejt në bibliotekën e Gjilanit

91
0


Gjilan, 23 dhjetor 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë, për dhënien e Këndit Arkivor në bibliotekën e Qytetit.

Me anë të kësaj marrëveshjeje i mundësohet komunitetit shkencor të Gjilanit që të kenë qasje të plotë në dokumentin arkivor, si të ishte në Tiranë, pa pasur nevojën e udhëtimit drejt kryeqendrës shqiptare.

Haziri, pasi e nënshkroi këtë marrëveshje, tha se ndjehet i lumtur që një copë e Shqipërisë tashmë shumë shpejt do të vije në Gjilan.

Ai tha se bashkëpunimi i Komunës së Gjilanit me Republikën e Shqipërisë ka qenë i shkëlqyeshëm, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme.
Pas kësaj marrëveshjeje, do të fillojnë procedurat për hapjen e Këndit Arkivor, i cili pritet të hapet shumë shpejt në bibliotekën e qytetit në Gjilan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here