Home Kronika Lutfi Haziri pas tërmetit në Gjilan: Nuk ka vend për panik

Lutfi Haziri pas tërmetit në Gjilan: Nuk ka vend për panik

46
0

Gjilan, 20 shkurt 2021 – Pas tërmetit me intensitet 2.5 shkallë të Rihterit që e goditi jugun e Gjilanit pasditen e të shtunës, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në cilësinë e udhëheqësit të shtabit të emergjencave civile, ka bërë të ditur se nuk ka vend për panik, duke apeluar qytetarët për qetësi.

Kryetari Haziri ka njoftuar se fatmirësisht nuk ka raportime për dëme materiale e as në njerëz.
Haziri është shprehur se janë në kontakt të vazhdueshëm me Institutin Sizmologjik të Kosovës, i cili ka raportuar për karakteristikat e kësaj lëkundjeje.
Shtabi i emergjencave civile në Gjilan apelon qytetarët që të mos shqetësohen pasi mund të ketë sërish dridhje të vogla, të cilat vijnë pas goditjes së parë, si aktivitet tektonik.

/www.kohapressnews.org/Koha Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here