Home Kronika Lutfi Haziri: Politikat buxhetore dhe financiare në Gjilan identifikohen me emrin e...

Lutfi Haziri: Politikat buxhetore dhe financiare në Gjilan identifikohen me emrin e Zijadin Maliqit

138
0

Gjilan, 25 gusht 2020 – Me rastin e ndarjes nga jeta të drejtorit për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Maliqi. Në telegram, thuhet:

“E dashur familje Maliqi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të drejtorit për Buxhet dhe Financa, veprimtarit Zijadin Maliqi.

Ai do të mbahet në mend si intelektual i jashtëzakonshëm dhe veprimtar i kohrave të vështira, i cili bëri shumë fillimisht si profesor, e më pas duke qenë anëtar i Këshillit për Financim të Kosovës, në një kohë të pakohë.

Pas luftës, ai shërbeu në institucionin e Komunës së Gjilanit në pozita udhëheqëse dhe u nda nga kjo botë duke qenë në pozitë udhëheqëse – si drejtor për Buxhet dhe Financa.

Do ta kujtojmë përgjithmonë si njeri të ndershëm dhe profesionist të jashtëzakonshëm.

Mbi të gjitha, politikat buxhetore dhe financiare në Gjilan e mbajnë emrin Zijadin Maliqi.

Jam krenar që e pata bashkëpunëtor për afro tre dekada.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve miqve e farefisit.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e Hazirit, drejtuar familjes Maliqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here