Home Lajmet Masa të reja anti-COVID-19: Ndalimi i qarkullimit në këtë orë, mësimi nga...

Masa të reja anti-COVID-19: Ndalimi i qarkullimit në këtë orë, mësimi nga distanca (online) dhe pezullimi i gastronomisë

82
0

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e orës 15:00 ka miratuar masat e reja të propozuara nga ministri i Mimnistrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia.
Nga e mërkura, 7 prill 2021, do të rikthehet ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00.

Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të kalojnë në mësimin nga distanca (online) nga 12 deri me 18 prill, kurse ato universitare nga 6 deri me 18 prill.
Ndërsa, pezullimi i gastronomisë nga 7 deri me 18 prill.

Ndërkaq, vendimi thotë se bartja e maskës, duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit dhe çiklimit dhe gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.
Nga e mërkura, 7 prill 2021, do të pezullohen fitneset dhe fushat e mbyllura (palestrat sportive).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here