Home Uncategorized Mbi jetën, zemërimin dhe dashurinë! /Për filozofinë e jetës/

Mbi jetën, zemërimin dhe dashurinë! /Për filozofinë e jetës/

176
0

Seneka për filozofinë e jetës

Filozofia nuk është kurrfarë arti me të cilën mund të mburresh dhe të shquhesh para njerëzve. Filozofia nuk konsiston në fjalë por në vepra. Kjo, filozofia, nuk përdoret as për t’i kaluar ditët në argëtime të këndshme, as për ta shkurtuar bezdinë nga koha e lirë.
Sipas filozofit romak të stoicizmit, Lucio Aneus Seneka, filozofia e stabilizon jetën tonë dhe e drejton atë.
Ajo na mëson ç’duhet bërë dhe ç’duhet braktisur. Ajo qëndron në timonin dhe e drejton anijen nëpër tallaze dhe nëpër shkëmbinjtë nën ujë.
Vetëm filozofia mund ta shërojë njeriun nga sëmundja e jetës, kurse jeta si sëmundje, sipas Senekës, mund të shërohet vetëm nëpërmjet filozofisë, e cila është ilaç dhe jo argëtim jetësor.
Prandaj, ka theksuar Seneka, filozofia duhet të bëhet veprimtari praktike dhe t’i mësojë njerëzit për mënyrën e të ekzistuarit dhe të vdekurit, për arritjen e qetësisë shpirtërore dhe për orientimin e sigurt gjatë lundrimit nëpër dallgët e pafundme të jetës.
Në veprën e tij “Mbi zemërimin”, Seneka flet mbi mposhtjen e zemërimit dhe kultivimin e dashurisë.
A nuk është më mirë, thoshte Seneka, t’i harrosh ofendimet sesa të hakmerresh për to.
Zemërimin pra, duhet eliminuar dhe nënshtruar arsyes, sepse është burim i së keqës dhe i shqetësimit.

/Seneka përfaqëson rrymën e stoicizmit në filozofi. Ishte avokat i njohur në periudhën romake, filozof që predikoi filozofinë e jetës, ishte edukator i Neronit./

/E përzgjodhi: Nexhat Buzuku, botues i portalit informativ Arenaprees.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here