Home Dikur/dje dhe sot/ Për ata që lanë emër në Gjilan e përtej…, 53 emra dhe...

Për ata që lanë emër në Gjilan e përtej…, 53 emra dhe fotot e tyre/Kthimi në kohë/17/

948
0

Do t’i kujtojmë ata që lanë emër e vepra në qytetin e Gjilanit e përtej, ata që dhanë kontribut të madh për ne. Ne do të shkruajmë për ata që jetuan para nesh e disa edhe në kohën tonë, për ata që na mungojnë fizikisht, por vepra e tyre jeton, ndërsa po i rikujtojmë që të mos harrohen kurrë. Ata në të gjallë nuk shkruan për vete, as kërkuan që t’u bëhen buste e përmendore, sepse ata punuan për shoqërinë, për qytetarët, sepse ata punuan për ne.
Ata kontribuan në fusha të ndryshme të jetës: në asrsim, kulturë, sport, mjekësi, në jetën
publike, në afarizëm, në humanitet e bëmirësi…

Dr. Shevqeti ka përgjedhur fotot dhe për këta emra e për veprat e tyre shkruan: “Qytetarët e Gilanit që na mungojnë me veprat e veta. Ata sa jetuan Gilanit i dhanë shpirt. Këta janë vetëm disa.
Krenohem me ta që ishin Gilanas.
Qofshin të paharruar emrat, familjet dhe veprat e tyre!”, ka shkruar dr. Shevqeti.


Po prezantojmë emrat dhe fotografitë e atye që kanë bërë shumë për qytetin e Gjilanit e për vendin tonë:

Hysein Maksut, Elmejdini, Xhevati, Sait, Faik Osmani, Ismail Kastrati, Ali Huruglica – shkrimtar, Durmishi, Sadullah Poqinka, Hysen Sherifi – mjek, Shevqet Mustafa -udhëheqës shoqëror politik, Mahmut Sait – rrobaqepës, Isa Gashi, Elmazi – trajner boksi, Abdurrahman Jonuzi – fotografist, Rashit Gashi – profesor, Muharrem Gashi – hendbollist, Kevsere Mahmut, Milutin Kovaqeviq – profesor, Selami Osmani – Bezi, Muhamet Demiri – mësimdhënës, Ismail Mustafa, Mehmet Mehmeti, Traja Neshiq, Rukije Haliti, Kurtesh Ahmeti – profesor, Sabit Demiri – profesor, Maksut Maksuti – profesor, Sebajdin Sherifi – trajner, Nusret Zijabeg, familja Mehmetali, Mehmet Kurteshi – mësimdhënës, Haqif Ramizi, Fetije Mehmeti, Ramush Mehmeti, Kemal dhe Vezire Shmit, Traja Neshiq – skenarist, Adush Ramadani dhe Shukri Sllamniku, Mykereme Osmani, Bejtullah Kçiku – Bejta – ndërmarrës, humanist e bëmirës, Shefqet Sherifi – mësimdhënës, Sabrije Jakupi, Tefik(Teka) dhe Emini, Fatime Kelmendi, Ali Jakup Shkodra, Sebahat Mahmut, Mahmut Mahmuti, Jashar Jashari dhe Babush Tali dhe Kadrije Rexhepi.

/Shkruar nga Shevqet Mehmeti e Nexhat Buzuku/

/www.kohapressnews.org/ Koha Press/ Mund të shpërndahet me linkun e gazetës Koha Press, por nuk lejohet përvetësimi i tekstit as i fotove. Nga editori N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here