Home Dikur/dje dhe sot/ ME BA ME MENUE MARË, QYSH MENOJMË MBRAPSHT, SA LARG KISHMI M’RRI...

ME BA ME MENUE MARË, QYSH MENOJMË MBRAPSHT, SA LARG KISHMI M’RRI …

197
0

Stina ( e vonuar ) e meseleve

/Nga Sabit Rrustemi/

ME BA ME MENUE MARË, QYSH MENOJMË MBRAPSHT, SA LARG KISHMI M’RRI …

E paten qitë pacarin e druve e t’gjave,, qaty n’Qenar Qeshme, k’nej kah Velekica. Tash, bash n’cilin vjet, s’p’e di, po, neve Karadakit, na pat ra ma mirë, se na vike pak ma ngat, edhe hajvanati nuk munohej qaç…
Asni t’shtune nuk p’shtojke pa dalë na me naj kerr lanë, herë krena, herë traj.
Kah shkojshmi, t’ngarkuem, s’mujshmi m’i thanë kerkuj, hajde hyp n’kerr, se edhe kualt kishin shpirt, s’bajke me jav teprue, as atyne. Po kah u kthjeshmi, kanë qi e pashmi udhës, i thojshmi, “hajde hyp” dej sa u mushke kerri.
Daja Dullë, qi dalke hu me qat shpirt t’vetin e me ni hejbe n’shpinë, me pa dishka a me ni naj llaf, qaty kah iqinia, dalke n’stom t’xhades, n’dalmit pej pazarit, edhe pritke m’i hyp dikuj n’lerr e me hec pej shpie.
Ai tybe, neve na pritke ma s’shumti, se dy – tri javë pa ardhë me ba ni natë kah na s’e lake. po i pritke edhe nipat tanë, t’bijt e Sali Dunavit a do kojshi t’tyne, edhe qashtu, u kthejke diqysh n’at koliben e vet.
Ni hov, qi m’ka met ner men, kur i patum ble kuajt edhe ni kerr t’hekrit per ta, i kish pas ra bajagi me pritë. Na, s’di qysh u ba e dej vonë s’mujtum m’i shitë lantë, a ky nipi jonë Muharremi, i pat shit diku n’Livoç t’Poshtem lantë, edhe ju desht m’i que, e ky, me ka me shkue.
T’u dal pej pazarit e pamë pahiri me Rufatin, edhe i thashë:
– Nali kualt ta marrim ket nalet se s’ka me ka kthehet.
Ooooop doooriiii, edhe kualt u nalen masi jav ngrehi bukur shumë diizginat.
– Hajde daja Dulllë, shka je hupë ashty, hyp n’kerr, p’i thamë.
M’kshyri, edhe ja ka nis me keshë.
‘Sha ni zot hiç nuk jam hupë po tuj menu kesh…
– Hyp more, se edhe n’kerr munesh me menue.
Aj s’e kish qaç gajlen e t’menumes, sa, me ardhë me neve , ju deshke me zhdryp n’Zheger, se na s’shkojshmi ma naltë kah reka, ose me ardhë me neve dej n’Terzija…
– Kadal de mos ma prishë menimin se qe, gati e kreva.
Ev, thashë me veti, po pse s’e veti shka ke tuj menue ky shejtan, se hiç i rahatsheum kah goja s’a kanë.
– Po shka ke tuj menue allahile, p’i tham, masi ja zgata kutinë e duhanit me dredhë ni cigare.
– Çuditesh me t’kallzue, ‘sha Zotin…
– Hajt de, kallzo se kam zanë m’u untue s’po muj me pritë ma shumë.
– Qy, qy … kesh tuj thanë vedit, ” me ba me menue marë, qysh n’t’shumten menojmë mbrapsht, sa larg kishmi m’rri…
U nala e p’e kshyri seri… shka mej thanë tash. T’lake pa fjalë, me do llafe ai.
– O tybe per qet llaf qi e fole, ti sonte konakin e sigurove te na.
– Hahahahaha … pash t’lumin s’jam bash qaç budallë sa dokna, jo.

/Arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here