Home Udhëtim/Fotografi Më duket se është koha për të ikur…!/muzgu 9/

Më duket se është koha për të ikur…!/muzgu 9/

147
0


Ismail Kadare – “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”


…fytyra të nemitura, të anuara pak, kor i përjetshëm në një dekor të përjetshëm, dhe uli kokën i lodhur e nuk foli më. Lodërtia binte prapë me një gjëmim të shurdhër dhe gërneta ngjirej e ngashërehej dhe e përshkonte dasmën tejpërtej. Burrat ia kishin marrë këngës në tryezë dhe gjenerali ndjeu prapë muzgjet që rrokulliseshin nëpër male dhe këngën e përmallshme kokulur, grarishte, që shtrëngohej dhe i merrej fryma prej këngës së burrave, siç i merrej fryma një gruaje kur e përqafon një burrë. – Më duket se është koha për të ikur, – tha gjenerali. Prifti pohoi me krye. – Është pikërisht koha, – tha. -…

***

Foto: Liqeni i Pogradecit- udhëtim me varkë drejt Shën Naumit

/N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here