Home Kult/Arsim Merita Latifi – zëri magjik që pushtoi skenën muzikore

Merita Latifi – zëri magjik që pushtoi skenën muzikore

197
0

Merita Latifi, këngëtare nga Ferizaji, erdhi në botën e muzikës në mënyrë të mrekullueshme.

Zëri që pushtoi me shpejtësi skenën muzikore përtej rajonit ballkanik. Një zë i mrekullueshëm…

Kënga pasqyron kohën më të vështirë të pandemisë, kur bota u mbyll…! Kjo këngëtare talente theu heshtjen i dha frymë jetës!

Ajo tashmë është bërë një emër i njohur, duke u ndjekur nga miliona artdashës të këngës plot emocion dhe muzikalitet, për të gjithë, pa dallim.

Ajo, siç ka deklaruar në intervistën për Top-Channel, tashmë synon karrierën, ka grupin muzikor dhe studion muzikore së bashku me vëllaun dhe dy djem të axhës së saj.
Merita ka depërtuar shpejt në skenën muzikore, duke shtuar ndjekësit e zërit të saj ‘pushtues’ me këngën për karantinën gjatë pandemisë “Ça me bo…”, e cila ka marrë miliona klikime, dhe këngët tjera, që secila është bërë hit.


Merita këndon në zhanrin e muzikës popullore, me një zë të mrekullueshëm melodik, e pëcjellur nga instrumenistë të jashtëzakonshëm.

Më zë mahnitës, me estetikë dhe etikë në qëndrim, në qasje ndaj publikut, me urtësinë, mençurië dhe kulturën komunikuese – Merita përçon mesazh të këndshëm, me plotë optimizëm e jetë. Me këto veçori ajo dallon nga të tjerët, dhe rruga e jeta e saj muzikore do të jetë e gjatë dhe në lartësinë e suksesit.


Merita Latifi është studente e Mjekësisë, drejtimi për Infermieri.

Por, duket tashmë se arti i këndimit i rri më së bukuri në jetën e saj, edhe në këtë moshë krejt të re dhe, mbase, përgjithmonë.
Suksese…!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here