Home Shëndeti Merkel shpjegon përhapjen e virusit dhe mahnit botën! Rrjetet sociale janë përlotur...

Merkel shpjegon përhapjen e virusit dhe mahnit botën! Rrjetet sociale janë përlotur për këtë fjalim: BRAVO KANCELARE!

163
0

Fjalimi i kancelares gjermane, Angela Merkel, duke shpjeguar në një minutë e gjysmë se si po përhapet virusi korona dhe sa i rrezikshëm mund të jetë lehtësimi i menjëhershëm i masave kufizuese në një kohë të shkurtër, ka ri-vetëdijësuar botën. Para së gjithash amerikanët të cilët po kundërshtojnë politikat e Donald Trump.

Pasi fjalimi i saj u përkthye në anglisht, një ushtri njerëzish e përqafuan përmes mediave sociale dhe shprehën xhelozi.

“Ja si duket kur një person kompetent udhëheq një vend” – është baza e të menduarit. Merkel ka diplomën dhe doktoraturën në kimi kuantike, që padyshim që e bën atë një nga udhëheqësit më të kualifikuar në një vend gjatë kësaj pandemie.

Gjermania, edhe pse e prekur rëndë nga virusi, ka arritur të fillojë rrafshimin e kurbës dhe ka një shkallë vdekshmërie shumë më të ulët se vendet e tjera, shkruan Jutarnji.hr. Në një video që shpejt filloi të përhapet në rrjetet sociale, Merkel shpjegoi pse heqja e masave kërkon kujdes dhe përshkruajti rritjen eksponenciale të numrit të pacientëve.

Ajo, gjithashtu, shpjegoi se sa një person i infektuar mund të infektojë të tjerët, dhe se kjo bën një ndryshim të madh në mënyrën e funksionimit të sistemit shëndetësor. – E çuditshme, apo jo? Jam i hutuar. Ajo përdor fjali të plota, dhe unë nuk jam mësuar me të.

– Kur befas jeni krenar që jeni gjerman dhe nuk dini si ta përballoni virusin. Në krahasim me shumë vende të tjera, kjo është përgjigja më e preferuar ndaj krizës. Unë nuk jam një tifoz i madh i Merkel, por më pëlqen përgjigja e saj ndaj kësaj krize.

– Bravo, kancelare Merkel. Na tregoni nëse vendet e tjera mund të bien dakord që t’ju pranojnë përkohësisht si drejtuesin e tyre – janë vetëm disa nga komentet për shpjegimin e mrekullushëm të Angela Merkel për virusin korona, duke porositur që të mos nxitohen me zbutjen e tepruar të masave. /Jutarnji.hr/

/Përktheu dhe përshtati në shqip: N.B./ Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here