Roli i mësuesit dikur ishte i çmueshëm dhe shumë i vlerësuar, i respektuar nga rrethi, nga familjet dhe nga institucionet e shtetit.
Mësimdhënësi kishte dije dhe etikë të sjelljes e veshjes, i shkolluar mirë dhe me nivel cilësie diturore.
Atëherë mësohej për dije dhe të rinjtë nxënës e studentë përgatiteshin për jetë. Diploma shkollore dhe akademike (e universitetit) ishte e merituar, e fituar me dije cilësore.
Pra, diploma nuk ishte thjeshtë një letër, por pasqyronte një thesar dijesh të individit me karakter e personalitet, i aftë për të kryer detyrat në fushën që ishte arsimuar.
Pra, mësimdhënësi vlerësohej, ai gëzonte statusin shoqëror që meritonte dhe i shkolluari ishte i ditur… /Foto e vitit 1954, dr. Shevçetit/ N.B./www.kohapressnews.org/