Home Extra *Metamorfoza e Gjilanit /Udhëtim në kohë/

*Metamorfoza e Gjilanit /Udhëtim në kohë/

124
0

Ah kalldrëm i Gilanit, ah kubëzat e qytetit që mbanin pastërtinë e rrugëve, që ofronin freskinë dhe magjinë e qytetit, që bënin drenimin natyral dhe nuk vërshoheshin rrugët. Anash, blinat që në qershor ofronin aromë gjatë shëtitjes në korzo. Sot ato i kafshuan me rrënjë, pasi era e blirit u dukej atyre me atrofi të trurit si aroma e cigares. Disave u dukej si perde e trashë për të fshehur të kaluarën.


Ah plepat e gjatë skaj rrugëve dhe lumenjve të qytetit, që gjethet valviteshin dhe ofronin freski në ditët e nxehta të korrikut dhe gushtit.
Ah çezmet e Gilanit, qe gjendeshin në rrugët kryesore, përballë Shtëpise së Shëndetit, te tregu i gjelbërt, te hotel “Europa” dhe parku i qytetit, që mundësonin që fëmijët dhe pleqët të freskohen.


Ah Gilan…!

Sot nuk ka blina, s’ka plepa, s’ka çezme, s’ka kalldrëm…! Gilani nxehet nga asfalti si te furra e Ilazit, e në gusht koka vlon nga temperaturat e ngritura nga asfalti, ndërsa kur bie shi qyteti bëhet lumë ose liqe.


Ah zaman, ah kohë!
. Sot flitet per modernizëm, për ekologji, për ekosisteme e në horizont nuk shihen veprime konkrete veç fjalëve e premtimeve, por as ylberin mbi qytet nuk e shohim. Edhe njerëzit kanë ndryshuar dhe flasin me paranteza politike, e kanë lënë diku shpirtin, mirësine, elegancën e fjalëve!

Diçka po ndodh në horizont! Atrofia e kulturës, edukatës, shpirtit… Do ta ftojmë Nosterdamusin, teta Vangen ose Zhil Vernin, Asimovin ose Denikenin për të mbajtur ligjërata për metamorfozen (ndryshimin, transformimin), për konglemeratet (llojllojshmërinë) e mbeturinave të mendimit. Në muaj vdesin mestararisht 50 gilanas, në kohën e Covidit edhe më shumë. Jemi bë numra, askush nuk pyet por vetëm dëgjon ezanin e hoxhës që po lajmëron….

Tani askush nuk po ndalet kur përcillet kufoma për në banesën e fundit e mos të flasim me dalë para ‘dugojës’ në shenjë respekti si dikur!
Koha po ecën, ne po e shqelmojmë të kaluarën, duke mos u interesuar për prindërit, i nxjerrim në faqet tona të facebook-ut pjatat plotë ushqim, aspak pa menduar se dikush ka fëmijë pa bukë! Truri ynë aq është fëlliqur, ‘domestosi’ kushedi a do ta largonte pa-pastërtinë e trurit tonë të ndotur!
Si erdhëm deri në këtë ‘derexhe’, si u bëmë kaq të ftohtë akull ndaj tjetrit?! Si na u tret respekti dhe humaniteti…

/Nga Shevçet Mehmeti, plotësoi dhe redaktoi: N.B./www.kohapressnews.org/

*
Kuptimi i fjalës metamorfozë
metamorfóz/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t)

  1. term në biologji; ndryshim i rëndësishëm në organizëm dhe në mënyrën e jetesës së disa kafshëve gjatë zhvillimit të tyre: metamorfozat e bretkosës.
  2. kuptim i figurshëm; ndryshim i madh i dikujt në qëndrim e në pikëpamje…
    Te Albert Kamy (Albert Camus) “Metamorfoza”, nga ana e vet, krijon, pa dyshim, figurën e tmerrshme të një etike të qartësisë. Por është gjithashtu prodhim i kësaj çudie të pallogaritshme që provon njeriu kur ndien të shndërrohet pa mundim në kafshë. Në këtë dykuptimësi themelore qëndron sekreti i Kafkës. Këto ecejake të përjetshme midis…
    /N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here