Home Kult/Arsim “Mollëkuqet”: Me artin e këngës përhapim lumturinë – në bardhësitë e reja...

“Mollëkuqet”: Me artin e këngës përhapim lumturinë – në bardhësitë e reja me jetën që s’pushon!

261
0

/Nga Arta Haziri – Nuhiu/

Talentët e Qendrës Kulturore “Mollëkuqet”, duke përfshirë gjitha trojet shqiptare si: Kosovë, Shqipëri, Luginë e Preshevës e Maqedoni e Veriut, përmes këngës “We are the World” – (“Ne jemi bota”), bartin mesazhin – se bashkë te mbledhur ne mund të ndihmojmë njeri-tjetrin si dhe njerëzit që janë duke luftuar tani me pandeminë.

Ne këndojmë dhe dëgjojmë muzikë gjithmonë dhe kudo: në rrugë dhe gjatë stërvitjeve sportive, kur pastrojmë ose gatuajmë. Këndojmë kur bëjmë dush, këndojmë edhe në ballkon e degjojmë muzikë në të mirë e në të keq, pasi që muzika i shpreh emocionet tona shumë më fuqishëm se sa fjalët mund të shprehin. E ndiejmë me gjithë shpirt dhe trup, si dhe këndimi na bënë më të lumtur.

Këndojmë në shtëpi me fëmijët, u këndojmë para gjumit, ose edhe kur jemi vetëm në apartament, në shtëpi… U këndojmë më të dashurve dhe miqve tanë. Këndimi ndjehet edhe nga një distancë. Me muzikë në mënyre virtuale muret e shtëpisë gëzohen e familja jonë ndjen ngrohtësinë e tingujve dhe zërave te bukur.

Ideja e krijimit të një projekti është e thjeshtë. Është koha për të sjellë në jetë ide të reja muzikore.
Projekti “We are the world” është bërë me shumë dashuri, kujdes dhe vëmendje për ju.
Falenderojmë bashkëpuntorin e studios muzikore z.Mahir Gjakova, si dhe z.Astrit Dinën që mundësuan realizimin e kësaj kënge.
Dhe, siç thot dhe kënga:

“We are the world,
we are the children
We are the ones who make a brighter day
So let’s start giving”…

“Ne jemi bota,
ne jemi fëmijë.
Ne jemi ata që bëjmë një ditë më të ndritshme,
Pra, le të fillojmë të japim”…

Le të dhurojmë dashuri ndaj gjithe botës.
/Arta Haziri – Nuhiu është profesoreshë e artit muzikor, njëheririt drejtoreshë e QKAM “Mollëkuqet”/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here