Home Extra Në Bruksel, nesër, do të diskutohet për të zhdukurit, të zhvendosurit dhe...

Në Bruksel, nesër, do të diskutohet për të zhdukurit, të zhvendosurit dhe ekonominë, por jo për njohjen reciproke

105
0

Hoti duhet të bëhet më i arsyeshëm e mos ta mashtrojë opinionin publik. Ai premtoi zhvillim ekonomik, punësim dhe luftim të pandemisë, por në të tria temat është treguar një student i dobët.

Në takimin e së hënës, me 7 shtator 2020, në Bruksel do të diskutohet për të zhdukurit, të zhvendosurit dhe ekonominë, por nuk do të bëhet fjalë për njohjen reciproke në mes të Serbisë dhe Kosovës.
Takimi Vuçiç – Hoti me ndërmjetësuesit e BE-ë në Bruksel do të ketë në tavolinë këto tre tema që u thanë më lartë.

Prandaj, Avdullah Hoti nuk është mirë të manipulojë qytetarët e Kosovës me të pavërteta.
Hoti, ndërkaq, përmes një deklarate ka njoftuar se nesër, e hënë, në Bruksel do të bisedojnë për njohjen reciproke.

Hoti po përsërit të njëjtat fjalë, por realiteti nuk mbulohet me të pavërteta.
Hoti po sillet para qytetarëve të Kosovës sikur rreth Hotit po rrotullohet krejt bota.
Ai duhet të bëhe më racional dhe të heq dorë prej fjalëve pompoze e qesharake “miqtë tanë andej e miqtë tanë këndej”, të mos sillet si një student i dobët e servil deri në përulje, por të bëhet racional dhe të kuptojë se në politikë s’ka miqësi, por interes ose servilitet dhe improvizim me shumë fjalë e pa rezultate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here