Home Kronika Në Gjilan: Haziri nënshkruan projektin e radhës për mbështetjen e të rinjve...

Në Gjilan: Haziri nënshkruan projektin e radhës për mbështetjen e të rinjve në IT, në vlerë prej 420 mijë euro

99
0

Gjilan, 27 tetor 2020 – Ende pa përfunduar projekti i të rinjve në agro-biznes, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot projektin e radhës për mbështetjen e të rinjve në fushën e teknologjisë informative (IT) Social Hub.

Projekti ka koston e 420 mijë eurove, financohet nga Bashkimi Europian dhe me pjesëmarrjen financiare nga Komuna e Gjilanit.

Në këtë projekt parashihen trajnime për të rinjtë, nën grante që do të financohen bizneset e reja të cilat janë pronarë të rinjtë në fushën e IT dhe aspekte të tjera të rëndësishme. Projekti nis nga sot dhe do të zgjasë 24 muaj.

Ky është projekti i dhjetë që Gjilani ka fituar nga Bashkimi Europian, derisa shuma totale e kalon 4 milionëshin. Ndryshe, Gjilani është vlerësuar lartë edhe për bashkëpunim ndërkomunal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here