Home Kronika Në Gjilan: Nënkryetari Ismajli ndihmon punëtorët në pastrimin dhe humanizimin e ambienteve...

Në Gjilan: Nënkryetari Ismajli ndihmon punëtorët në pastrimin dhe humanizimin e ambienteve publike…

124
0

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër R. Ismajli, ka bërë të ditur se kanë vazhduar me aktivitete të përditshme në mirëmbajtjen e një ambienti të pastër e të shëndetshëm për qytetarët. Në këtë mision, për të mirën tonë të përbashkët, duhet të jemi të gjithë, duke bërë secili detyrën aty ku është, për ambient human.

Ai i ka ftuar të gjithë që të angazhohen në mirëmbajtjen e hapësirave publike e private.
“Në vazhdën e aktiviteteve tona të përditshme, po bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve në çdo cep të territorit të Komunës së Gjilanit. Pas pastrimit dhe dezinfektimit të shumë lagjeve e fshatrave, ky proces ka filluar dhe mbaruar edhe në lagjet “Kodra e Dëshmorëve”, “Dheu i Bardhë” dhe lagjja VIII”, ka thënë Ismajli.

Pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve nëpër të gjithë territorin e komunës i kontribuon largimit të kësaj situate pandemike në të cilën gjendemi, por edhe rritë cilësinë e shëndetit të përditshëm.
“Ne, edhe pas 4 majit, do të vazhdojmë t’i kushtojmë më shumë rëndësi krijimit dhe mirëmbajtjes së një klime më të mirë të ambientit, që ai të jetë sa më cilësor, i pastër dhe i bukur”, është shprehur Ismajli.

Nënkryetari Ismajli ka theksuar se “vëmendja do të shtohet karshi hapësirave publike, parqeve, liqeneve si dhe në vetëdijësimin më të madh të qytetarëve kundër ndotjes së tyre”.
Gjithashtu, ka vijuar ai, do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të vazhdueshme të gjithë operatorëve ekonomikë, ndërtuesve, bujqëve dhe të gjithë akterëve të cilët bëjnë transporte në rrugë, të kenë dhe të shtojnë kujdesin ndaj lëvizjes – qarkullimit nëpër rrugët tona, pra që të mos i ndotin ato.

Ismajli u ka apeluar dhe sugjeruar transportuesve të ndërmarrjeve e kompanive të ndryshme që mjetet transportuese në vendpunishte t’i kenë të pastra para se të dalin në qarkullim në rrugë
“Pastrojini dhe mirëmbajini mirë që të mos krijojnë ndotje përgjatë transportit. Ju rekomandojmë që të vazhdojmë pastrimin gjithësecili nga ne para hapësirave tona shtëpiake, objekteve, rrugëve publike si dhe ato që i keni brenda pronave tuaja. Ambienti është i përbashkët. Atë duhet ta mirëmbajmë, bashkërisht”, ka porositur Ismajli

Ai në fund ka nënvizuar: Jeta është një seri e ndryshimeve spontane dhe natyrore. Mos t’i rezistojmë atyre. Ta duam një ambient të pastër, i cili shpërfaq pasqyrimin më të mirë të një shoqërie të modernizuar dhe me vlera të njëmendtta kulturore, higjienike e njerëzore.

Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here