Home Kronika Në Gjilan – sonte nisi faza e katërt e dezinsektimit hapësinor

Në Gjilan – sonte nisi faza e katërt e dezinsektimit hapësinor

119
0

Gjilan, 7 shtator 2020 – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit, që sonte, e hënë, nis faza e katërt e dezinsektimit hapësinor me qëllim të eliminimit të insekteve që ditëve të fundit ka një shtim të madh të tyre.

Drejtori i DShMS-së, Selami Xhemajli, ka theksuar se përkundër që viteve të tjera efekti është arritur në tri faza të dezinsektimit, këtë vit gjendja është ndryshe dhe në bazë të vlerësimit që ka dhënë Komisioni komunal dhe ekspertët e fushës, është i domosdoshëm edhe intervenimi me fazën e katërt.

“Pas ankesave të shumta që kanë ardhur me të drejtë nga qytetarët e Gjilanit, për prezencë të shtuar të insekteve, e veçanërisht të mushkonjave, do të fillojmë me fazën e katërt të dezinsektimit hapësinor, nga sonte, e hënë, në orën 19:00 deri në orën 24:00. Ky aksion do të vazhdojë deri në përmbylljen e plotë sipas planit.

Fillimisht do të bëhet dezinsektimi në qytet dhe do të vazhdohet gjatë ditës së nesërme e tutje edhe nëpër fshatra. Apelojmë te bletarët që në këtë interval kohorë deri në fund të javës të mbajnë të mbyllura bletët, për të mos i dëmtuar ato”, tha ai në fjalën e tij.

Gjithashtu, është mirë që kur të kalojë makina dezinsektuese në lagjën tuaj, pranë shtëpive tuaja, t’i mbyllni dritaret që insektet të mos futen në shtëpitë tuaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here