Home Kronika Në shkollat e Gjilanit me COVID-19 janë të infektuar 16 mësimdhënës, 15...

Në shkollat e Gjilanit me COVID-19 janë të infektuar 16 mësimdhënës, 15 nxënës, 1 punëtor i administratës dhe 3 punëtorë teknik

109
0

Gjilan, 28 tetor 2020 – Në shkollat publike të Gjilanit aktualisht janë 35 punëtorë të infektuar me COVID-19, prej tyre 16 mësimdhënës, 15 nxënës, 1 punëtor i administratës dhe 3 punëtorë teknik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me Komitetin e Emergjencave civile për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Gjendja e tyre është pa simptoma të mëdha dhe janë në vetizolim. Apeloj që t’i bartni maskat, t’i pastroni duart dhe ta ruani distancën mes vete. Jemi në sezonin e vjeshtës me pritje të frikshme, por me besim të madh që kemi me menaxhu drejtë. Kemi nenojë për lojalitet dhe soalidaritet”, ka thënë Haziri sot në konferencën për media.

Ai bëri të ditur se në Gjilan brenda 8 muajve janë realizuar 4678 testime për COVID-19: të infektuar – 1308; të shëruar – 1053; të vdekur – 48; raste aktive – 207, që po monitorohen 24 orë 7 ditë; të hospitalizuar – 13 dhe mostra në pritje për rezultat janë 137.

Haziri ka apeluar qytetarët që të mos shkojnë në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik për testim pa simptoma dhe pa udhëzim të mjekut.
Kryetari Haziri ka njoftuar se deri në fund të muajit nëntor rajoni do ta ketë edhe laboratorin për testim me metodën PCR.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here