Home Lajmet Nesër pritet të fillojë vaksinimi i punëtorëve të shëndetësisë në sektorin privat

Nesër pritet të fillojë vaksinimi i punëtorëve të shëndetësisë në sektorin privat

72
0

Nesër pritet të fillojë vaksinimi i punëtorëve të shëndetësisë në sektorin privat
Rreth 3 000 punëtorë të shëndetësisë në sektorin publik janë vaksinuar kundër Covid-19, nga data 30 marsi e deri sot, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në qendrat e mëdha komunale.

Nesër, e martë, 6 prill 2021, pritet të fillojë vaksinimi i punëtorëve të shëndetësisë në sektorin privat. Vaksinimi do të bëhet në qendrat komunale dhe në lokacionet ku është bërë vaksiinimi i punëtorëve të shëndetësisë në sektorin publik.


Të martën do të nis vaksinimi i punëtorëve të shëndetësisë në sektorin privat, ka bërë të ditur sot zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
“Gjatë ditës së sotme deri në mesdite janë vaksinuar mbi 140 profesionistë në sallën 1 Tetori dhe qendrat e tjera, ndërsa në total po i afrohemi shifrës rreth 3 000 brenda këtyre ditëve. Gjatë kësaj kohe janë vaksinuar edhe pjesë të shërbimit shëndetësor që funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, ka shtuar tutje Hoti, nesër do të fillojë vaksinimi i punëtorëve të shëndetësisë në sektorin privat, si dhe do të vaksinohen edhe shërbimi shëndetësor që vepron në kuadër të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Vasinimi i këtij sektori shtrihet në të gjitha komunat e Kosovës.

Ndërsa, se kur do të vaksinohen të moshuarit dhe cilat do të jenë lokacionet e vaksinimit do në komunat e vendit do të vendoset sipas planit operativ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here