Home Lajmet Nesër seanca e Kuvendit, pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Nesër seanca e Kuvendit, pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

114
0

Nesër, e premte, 25 shtator 2020, mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Pika e parë e rendit të ditës në këtë seancë, e cila fillon në orën 10:00, pritet të jetë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ajo që u intereson qytetarëve është se në kuadër të Projektligjit është ligji për Trustin, ku me votimin e nesërm qytetarëve u mundësohet të tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre.

Pas zvarritjes disamujore për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të votave, nesër pritet që në seancë të ketë më shumë deputetë dhe, gjithsesi, numër i mjaftueshëm i votave për ta kaluar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike pritet të marr edhe votat e opozitës, pasi shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka paralajmëruar se do ta mbështesin në votimin e ditës së nesërme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here