Home Dikur/dje dhe sot/ Nga lojërat në natyrë sot fëmijët janë mbyllur në telefona e kompjuterë,...

Nga lojërat në natyrë sot fëmijët janë mbyllur në telefona e kompjuterë, në ‘shisha’ e drogë! /Kthimi në kohë 3/

166
0

Kujtime nga lojërat e fëmijërisë në Gjilan/Nga dr. Shevçeti/

Dikur fëmijët kalonin kohë të gjatë në natyrë, në qytet me lojëra të ndryshme, e në fshat me bagëti, ndihmonin prindërit në punë fushe, në shkollë shkonin me shumë kënaqësi.

Sot, ndërkaq, fëmijët dhe të rintë kalojnë kohë të gjatë në telefona mobil e kompjuterë, në videolojëra, në lokale madje në lojëra të dhunshme e duke thithur tym dunani, nargjilë (shisha) e drogë.

Shteti nuk ka kohë me u marr me fëmijë e rini, sepse pushtetarët janë të zënë me pasurim, privilegje e jetë luksi, në shkolla e universitete nuk ka cilësi, titujt e shkencës merren me lehtësi e pa dituri të mirëfilltë, etj, etj…  

3.

Stravnisnki, kompozitori i njohur ka thënë: “Fëmijët dhe kafshët më së miri e kuptojnë muzikën time!”, ndërsa Rochester ka thënë: “Para martesës kam pasur 6 teori mbi edukimin e fëmijëve, tani kam 6 fëmijë dhe asnjë teori!”.

Në kohë dimri pos shporetit të zi në shtëpi, në mes ose pranë minderit, qëndronte mangalli me prush. Fëmijët e ‘Çarshi mëhallës’ me sopatë drejtonin nallanet e nënës për të shkuar te sokaku i Bivollarëve ose te kodra e Balecit me rrëshqitë. Rrallë dikush kishte kapelë dhe dorëza. Shumë herë nuk mund ta frenonin vehten dhe binim në lumin ‘Dobrusha’.

Po lexoj punimet e psikologes klinike, Iben Disnay Sandall nga Danimarka, e cila thotë se “lojërat stimulojnë vetëbesimin”, ndërsa Fridrich Schiller thekson se “në lojërat e fëmijëve shpesh mund të gjeni mendime dubioze”.

Sot fëmijët janë të tjetërsuar nga telefonat mobil, videolojrat, duke kufizuar pasurimin e shpirtit, duke fituar obesitet, duke u bërë stereotip (humbje e origjinalitetit dhe natyrshmërisë, duke u kthyer në kopje.

Varfëria e shpirtit sipas psikologes klinike Sandall ka filluar me telefona mobil, së shpejti do të shohim listën e re të sëmundjeve.

Yan Komenski ka thënë: “Mos lejoni të keni shkencëtarë të rinj dhe pleq pa fëmijëri!”

Kujtime nga Shevçet Mehmeti, redaktoi për shtyp: Nexhat Buzuku

/www.arenapress.info/Arena Press

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here