Home Kult/Arsim Nga Shkolla e Artit Pamor në Gjilan: Frymëzimi dhe kreativiteti artistik në...

Nga Shkolla e Artit Pamor në Gjilan: Frymëzimi dhe kreativiteti artistik në kohën e ‘karantinimit’!

684
0

Arti i jetës nuk është ndalur kurrë – sepse është i gjithkohshëm, është shpirti frymëzues, është si kandili që nga një shkëndijë kthehet në shkëlqim diellor deri në dimensione hyjnore; që shpërthen përtej çdo kohe e kufizimi kohor! Sa të ketë jetë ka art, dhe sa të ketë art ka jetë!

Artistët i krijojnë trendet, ndërsa të tjerët i ndjekin ato”!

Arti i bashkë-kohës nuk është vëtëm ekzekutim i të bukurës në një vepër artistike, por një mesazh i mohimit te parimeve estetike e cila idenë e shëndrron në mekanizëm.

Shkolla e Mesme e Artit Pamor “Adem Kastrati” me kreativitet artistik edhe në kohë të pazakonta


Flet drejtori i ShMAP “Adem Kastrati”, Roland Masurica:

Shkolla jonë, edhe pse në rrethana jo të zakonshme po shfrytëzon burimet alternative që kreativitetin artistik e profesional nxënësit ta shprehin përmes formave jo të zakonshme.

Ai tregon se çdo aktivitet është mirë i planifikuar nga aktivi profesional i shkollës.

“Në fundvit kemi shtim të aktiviteteve, sepse shpërthen entuziazmi i nxënësve për t’i shpalosur të arriturat e tyre gjatë të nxënit në shkollë.
Në periodën e dytë të mësimit, sidomos kah fundi i muajit mars, shkolla jonë realizon një mori aktivitetesh paraprakisht të planifikuara, ku ndër të tjerash feston edhe ditën e shkollës dhe, në pamundësi që këto aktivitete t’i realizojë në hapësira adekuate, këtë herë kemi zgjedhur t’i shfaqim në distancë, në mënyrë virtuale”, është shprehur Masurica.

Kushtet e “karantinimit” shpërfaqën një fenomen, i cili i mobilizoi vlerat humane të artistëve, e bashkë me to edhe nevojën për t’i jetësuar ato prirje në forma të ndryshme kreative.

Pra, vijon Masurica, në këto kushte të vetë-izolimit nxënësit tanë po gjejnë frymëzimin pë të shprehur kreativitetin e tyre artistik, ndërsa qëllimi i tyre është të përçojë reprezantimin vizuel përmes:videos, pikturës, vizatimit, grafikës, ilustrimit, etj.

Masurica shton se po bëjnë përpjekje që me tërë kapacitetin profesional e pedagogjik të vihemi në shërbim të nxënësit, me qëllim të përmbushjes së ambicieve të tyre dhe, njëkohësisht, mbajtjen e nivelit të përformancës së shkollës.

Ai nënvizon se “Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, me shkollat e të gjitha niveleve, kanë siguruar mësimin në distancë për nxënësit e këtyre shkollave, duke e lansuar platformën Mesojmengashtëpia, e cila mbanë aktiv trekëndëshin mësimdhënës-nxënës-prindër me qëllim shkëmbimin e materialeve me bazë kurrikulare”.

Shkollat e ciklit fillor dhe të mesëm të Gjilanit kanë gjetur mënyra alternative për ta mbajtur gjallë e ruajtur vazhdimësinë e mësimit. Platforma mësimore online është bërë linja kryesore e informacionit të ndërsjellë mësimdhënës – nxënës në fushën mësimore në secilën lëndë të mësimit.


Kjo mënyrë alternative e të mësuarit është dinamizuar tashmë, ndërsa u kërkohet të gjithëve të jenë më aktiv.

Nxënësit pjesëmarrës të ekspozitës: Albin Drainca, Agnesa Agushi.
Albina Avdiji, Albnor Sejdiu.Anila Ibrahimi, Argjend Iseni, Aurela Kamberi
Bjondina Zymberi, Blinera Murtezi, Bylkizare Salihu, Djellza Uruq,
Drilona Fazliu, Edona Morina, Elketa Agaj, Elmira Abazi, Elsa Zymberi
Erblina Musliu,Ermira Demolli, Gent Hajrullahu, Idea Shefkiu, Jete Kadriu,
Kaltrina Maliqi, Lauresa Thaqi, Lirind Hyseni, Orgena Kastrati.

N.Buzuku/Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here