Home Extra Një lulishte me aromë Prizreni e ka emrin ‘Besila’ – një emër...

Një lulishte me aromë Prizreni e ka emrin ‘Besila’ – një emër që thotë shumë për mjedisin e bukur…

506
0

Natyra është art dhe arti i të bukurës nuk bëhet, as ruhet, as kultivohet pa dorën e artë e mendjen e zgjuar të një emri, që ëndërr kishte dhe ëndërr ka të shpërndajë kudo të bukurën e luleve, aromën e tyre, në çdo mjedis ku ka jetë e ku frymon jetë, që jetës t’i jap edhe më shumë gjallëri, frymarrje, hijeshi e jetë…Këtë e bën vetëm një emër: Lulishte “Besila” në Prizren, e cila menaxhohet nga një superprofesioniste e kjo është Besnike Aliaj.

“Besila SH.P.K” u themelua më datën 26.09.2019, në qytetin më të bukur të Kosovës, në Prizren, i cili është i njohur për kulturën e luleve dhe merret me të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me Florikulturën. “Besila” është krijuar nga një profesioniste e super-kualifikuar e luleve, e cila përveç pasionit ndaj luleve, ka studiuar dhe ka një përvojë të madhe në këtë lëmi.

Shumëllojshmëria e produkteve që zotëron kompania “Besila”, pjesa më e madhe e tyre përbëhët nga lulet, dru-frutorë apo dekorativë, dekore dhe punime unike, që punohen nga kompania me një llojlloshmëri të gjerë lulesh dhe elementesh dekorative që na i dhuron natyra.

Aktivitetet e kompanisë janë: shitja e luleve zbukuruese, luleve të prera për buqeta, lule sezonale, shumë-vjeçare, drunjëve dekorativë, myshqeve dhe luleve artificiale, vazove të ndryshme, shitja e mbajtëseve të luleve nga metali dhe druri, shitja e buqetave, ikebanëve, kurorave, imputeve bujqësore, pemëve të ndryshme, fidanëve të arrës, etj.

Po ashtu, merret me dizajnimin dhe rregullimin e kopshteve, aranzhimet dhe organizimet e ahengjeve të ndryshme festive dhe mortore, dekorimin dhe kujdesin e surprizave për më të dashurit tuaj si: ditëlindje, darka dhe ambiente romantike, prodhimin e vazove dhe dekoreve me material ‘epoksy’.
Në kuadër të biznesit, mjaft të zhvilluar e ka edhe sektorin e marketingut (broshura, vizit-kartela, kataloge, shkrime të ndryshme, postera, reklama me videoxhirime, spote dhe fotografi profesionale).

Kompania “Besila” është e licensuar dhe udhëhiqet nga Besnike Aliaj.

Kush është Besnike Aliaj, ky emër i sukseseve dhe synimeve të mëdha…

Besnike Aliaj është e lindur në vitin 1988 në Prizren, është nëna e një vajze me emrin Besila. Besnikja shkollimin fillor e kreu në shf. “Lekë Dukagjini”- Prizren me 2003, ndërsa shkollën e mesme në Shkollën konomike “Ymer Prizreni” në Prizren me 2009, në drejtimin Administrim Biznesi.

Në vitin 2010/2011 u regjistrua studente në Universitetin Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti” në Fakultetin Ekonomik, në Departamentin e Administrim Biznesi, ku edhe përfundoi studimet me 19.11.2013 dhe mori titullin Bachelor i Arteve në Administrim Biznesi – Agrobiznes. Interesi për lëndët që kanë të bëjnë me fushën e agrobizneseve e shtyu atë që si temë hulumtimi (studimi) për punim diplome të studimeve bazike të merrte temën: “Prodhimi i luleve sezonale dhe ndikimi i tyre në arkitekturën e mjedisit në regjionin e Prizrenit”, ku u vlerësua me notën maksimale nga profesorët.

Ndërkaq, me 19.11.2018 mori titullin Master i Arteve në Administrim Biznesi. Pas përfundimit të suksesshëm të të gjitha provimeve të parapara me statut të Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, ku temë të diplomës për Master ka përzgjedhur që të studiojë “Rëndësinë e marketingut në fushën e florikulturës” ku u vlerësua me notë maksimale, duke e bërë të njohur si studiuesja e parë e diplomuar me mastër në degën e Florikulturës në Kosovë.

Krahas studimeve ajo ka ndjekur dhe një mori trajnimesh e seminare të ndryshme në fushën e ekonomisë, agronomisë, bujqësisë dhe në fusha të tjera, si: dizajn, fotografe, ndërsa në vitin 2013 ka marrë titullin “Fotografe profesionale”, e cila u zgjodh të jetë një nga fotografët profesionist në Arkivën e fotografëve të Komunës së Prizrenit.

Ajo ka një përvojë pune jashtëzakonisht të madhe në biznese prodhuese, e veçanërisht në fushën e florikulturës ku që nga viti 2013 njihet si një profesioniste e zonja edhe në dizajnimin dhe dekorimin me lule të gjalla. Përveç menaxhimit të biznesit të saj, ajo është e njohur si një agronome dhe këshilltare e suksesshme në kuadër të bujqësisë në vendin tonë. Besnikja ka përfaqësuar disa kompani në Kosovë, si dhe shkrime dhe artikuj të ndryshëm në për bujqësinë në revista të ndryshme. Ka një përvojë të mirë në përgatitjen e projekteve dhe implementimin e tyre deri në finale.

Ka disa publikime të njohura, disa nga të cilat janë:
IMPACT OF ORNAMENTAL PLANTS IN THE ARCHITECTURE OF GREEN URBAN ENVIRONMENTS IN KOSOVO,10.31407/Ijees9419, në International Journal of Ecosystems and Ecology Science (IJEES), 2019/10/30, Tiranë
THE IMPACT OF MARKETING ON ORNAMENTAL PLANT PRODUCTION BUSINESSES IN KOSOVO, 10.31407/Ijees9418 në International Journal of Ecosystems and Ecology Science (IJEES), 2019/10/30, Tiranë
THE IMPORTANCE OF TECHNOLOGY IN ëALNUT CULTIVATION- 1ST Internatiolal multisciplinary geosciences conference(IMGC2019), Mitrovicë.

Ëndrra e kthyer në realitet dhe synimet që ka para vetes:

Që nga viti 2010 si ëndërr e saj ishte të bëhet një femër vetë-ndërmarrëse në degën e Agrobiznesit. Pas një mundi dhe një sakrifice të madhe disa vjeçare dhe pas shumë sfidave që e ka përballur jeta, ajo ëndrrën arrinë t’a realizojë në vitin 2019, ku sot gëzon titullin e pronares në Lulishte “Besila SHPK” në Prizren. Kompania “Besila” në vitin 2019-2020 mori pjesë në disa prej konferencave të investimeve, panaire dhe forume të gjelbërta, si dhe ishte e ftuar si mysafirë special në fshatin Zym të Hasit në Festivalin e Bukës dhe Festivalin e Rakisë.

Synim i Besnikes është që në një të ardhme të afërt të bëhet:

Ose mësimëdhënëse në lëndët e Agrobiznesit;

Ose tё zgjerojë biznesin e saj, duke krijuar vende tё reja tё punёs kryesisht tё gjinisё
femërore;
Ose të realizojë projekte të mëdha dhe unike rreth mjedisit të gjelbërt në rrethinën e
Prizrenit, por dhe në komunat tjera si dhe të vazhdojë studimet postdiplomike të doktoraturës në degën e Florikulturës.

N.B. /www.kohapressnews.org/

/www.kohapressnews.org/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here