Home Kult/Arsim Përfundimisht: Viti i ri shkollor nis në dy faza

Përfundimisht: Viti i ri shkollor nis në dy faza

162
0

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë se fillimi i vitit të ri shkollor do të nisë në dy faza.

“U dakodruam për fillimin e vitit të ri shkollor në dy faza”, ka thënë ai pas takimit të sotëm me institucionet e tjera arsimore”.

Faza e parë fillon më 14 shtator 2020.

“Me këtë datë mësimin e fillojnë të gjithë fëmijët e klasës parafillore dhe nxënësit e klasave 1,2,3,6,10 në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës. Klasat 4 dhe 5 vijojnë mësimin në shkollë (Sipas skenarit A) ose si mësim i kombinuar (Skenari B mësim në distancë dhe mësim online), varësisht nga kapaciteti i shkollës në përputhje me vlerësimin e masës detyruese (“task forcës”) së DKA-së dhe të institucioneve arsimore”, thuhet në vendim.

Kurse faza e dytë nisë më 21 shtator.

“Me këtë datë mësimit i kthehet klasat 7,8,9 të arsimit të mesëm të ulët dhe të klasave 11,12 të arsimit të mesëm të lartë. Forma e mësimit për këto klasa është e kombinuar: nxënësit e vijojnë mësimin dy ditë në javë në objekte shkollore dhe tri ditë në formë të mësimit online dhe në distancë ose një organizim tjetër sipas vlerësimit të menaxherit të shkollës”, thuhet në këtë vendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here