Home Kronika Përleshje në Qendrën e Studentëve – policia jep detaje

Përleshje në Qendrën e Studentëve – policia jep detaje

185
0

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje për incidentin në Qendrën e Studentëve e cila tashmë është shndërruar në karantinë e ku po qëndrojnë qytetarë të cilët janë kthyer nga shtete të ndryshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për KOHËN se përleshja ka ndodhur rreth orës 23:00 në konviktin numër 3 dhe 4.

Sipas tij në përleshje kanë qenë të përfshirë disa persona.

“Rreth orës 23:00, në Konviktin nr. 3, në katin tre dhe katër, ka pasur disa probleme me disa persona që janë vendosur në karantinë aty. Policia ka ndërmarrë masat e duhura lidhur me rastin”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here