Home Kult/Arsim Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat… Teatri i...

Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat… Teatri i jonë Leze-u mbyll!

133
0

Mua më latë të fundit, s’kam qare pa ardhë te ju!

Aktori Adem Mikullovci përshëndetet me Lezen në postimin prekës, pasi dje në msoëhn 85-vjeçe aktorja e madhe mbylli sytë, duke u bërë pjesë e botës së pasosun në amshim

I prekur thellë emocionalisht. Adem Mikullovci ka shkruar një postim shumë prekës për vdekjen e mikeshës tij, Leze Qenës.

Dje kemi humbur yllin e teatrit e filmit shqiptar, aktoren Leze Qena.

Aktori thotë ndër të tjera se ai është i fundit nga gjenerata e aktorëve të tyre që ishin pjesë e pandashme e teatrit, dhe se teatri i tyre po myllet dhe ai po i lëshon perdet e po i fik dritat.

Ja çka shkruan sot në postimin e tij Mikullovci:

ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash: ”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje, mua më ka grua e ty vetëm shok”…

Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett…
Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.
Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….
Teatri i jonë Leze-u mbyll.

/Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here