Rrena (gënjeshtra) ia kishte vjedhur rrobat të vërtetës, ishte veshur me to dhe kishte nisur të shtirrej si e vërtet!
Llafe andej, llafe këndej, ai kështu, tjetri ashtu, mos fol me atë, mos fol me këtë…, kështu jetonte rrena. E besa e kishte bërë edhe një si ‘grup’ që merrej me këtë ‘zanat’ të vjetër!
Diku, rrenacaket e rrenacakët i quajnë edhe prostituta të fjalës!
Me ua përmendur (publikuar) emrat çuditeni, por s’do me thënë që nuk vjen dita…!
“E VËRTETA DHE GËNJESHTRA”
/Pinoku/
Një legjendë e shekullit të 19’, thotë se E Vërteta dhe Gënjeshtra u takuan dikur. Gënjeshtra e përshëndeti Të Vërtetën dhe i tha “Ditë e bukur sot”. E Vërteta, që të sigurohej, hodhi një sy rrotull, vështroi qiellin dhe me të vërtetë dita ishte e bukur!
Ecën për pak sëbashku dhe arritën tek një pus i madh i mbushur plot me ujë. Gënjeshtra zhyti dorën në ujë dhe iu kthye të vërtetës duke i thënë: “uji qenka i pastër dhe i ngrohtë, dëshiron të notojmë sëbashku”?
Përsëri, E Vërteta ishte dyshuese.
E provoi vetë me dorë, por uji me të vërtetë ishte i ngrohtë!
U futën pra të dyja në ujë dhe notuan për një kohë të gjatë.
Kur papritmas Gënjeshtra doli nga uji, veshi rrobat e Së Vërtetës dhe u zhduk.
E Vërteta e zemëruar doli e zhveshur nga pusi dhe vraponte kudo duke kërkuar Gënjeshtrën që të merrte mbrapsht rrobat e saj.
Njerëzit që e shikonin të zhveshur, e hidhnin vështrimin diku tjetër, qoftë nga turpi, qoftë nga zemërimi. E gjora E Vërtetë, e turpëruar, u kthye te pusi dhe u zhyt aty përgjithmonë.
Që prej asaj kohe, Gënjeshtra shëtit e shkujdesur kudo, e veshur me rrobat e Së Vërtetës duke përmbushur tekat e njerëzve, të cilët në asnjë mënyre nuk duan të shikojnë Të Vërtetën ashtu si është, të zhveshur.
(Piktura me “Të Vërtetën duke dalë nga pusi” është e piktorit francez Jean-Léon Gérôme, 1896)(u zhgarravit pak nga pinoku, sepse ishte lakuriq :p)
Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Eduart Ndreu për shqiptarët në Suedi – Albaner i Sverige “__