Home Kult/Arsim Psikologjia e jetës në vargjet poetike të Marigonës…

Psikologjia e jetës në vargjet poetike të Marigonës…

123
0

Marigona Kllokoqi – “Ndjenjat në vargje”, Prishtinë, 2019

Kjo përmbledhje poetike në 50 poezi pasqyron me artin e jetës përditshmërinë që secili njeri e kalon.

Secila poezi është një ngjyrë në vete, duke u bashkuar të gjitha nuancat në një pikë – në psikologjinë e jetës, në bukurinë e saj, duke i kënduar dashurisë për jetën, për familjen, për njeriun, për fshatin, për kohën, natyrën, të drejtën e koncepte të tjera. Pra, për gjithçka që na frymëzon e na mbush jetë, na mban në jetë, i jep kuptim jetës sonë.

E bukur është jeta edhe kur ka sfida mëton të përvijojë Marigona në poezinë e saj, sikur në poezinë në vazhdim…

Sfidat e jetës

“Vetë jeta ka shumë sfida
Të cilat duhet t’i përballosh
Me gjithë sprovat që ajo të jep
Përsëri duhet ta jetosh”…
——————————————

Marigona është nxënësve e klasës 11 në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Ajo dallohet për edukatë, kulturë, urtësi të nje vajze meditative, me botë të pasur shpirtërore e plotë jetë.

N.Buzuku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here