Home Kronika Punë e shkëlqyeshme në Qendrën e Tatimit në Pronë

Punë e shkëlqyeshme në Qendrën e Tatimit në Pronë

90
0

Sapo futesh në soliter, aty është shërbimi civil, një hyrje në të majtë të dërgon në katin e dytë, pikërisht në hapësirën ku ofrohen shërbimet e tatimit në pronë.

Atmosferë pune, pa fjalë, pa zhurmë, secili zyrtar në vendin dhe detyrën e vet.
Kultura e punës, e pritjes së palëve, e komunikimit të kulturuar interaktiv, efikasiteti në punë, jep të kuptosh se kjo qendër përnjëmend është model i ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Përtej një shërbimi të obligueshëm që secili zyrtar kudo duhet t’u jap qytetarëve, këtu vëren dhe fiton përshtypjen se ka disiplinë, sjellje korrekte ndaj palëve.

Prandaj, mbajtja e nëpunësve të administratës në shënjestër të kritikëss edhe për ndonjë cikërrimë ose vonesë, demotivon dhe nënvlerëson punën shumë përkushtuese, siç po bëhej në Qendrën e Tatimit në Pronë.

Sigurisht strukturat drejtuese komunale do ta kenë parasysh dhe do ta vlerësojnë në një moment publik punën e shkëlqyeshme që bëhet në këtë qendër shërbyese. /N.B./

/www.kohapressnews.org/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here