Home Lajmet Qeveria vendosi: Nga nesër rihapen çerdhet dhe disa prej kufijve tokësorë

Qeveria vendosi: Nga nesër rihapen çerdhet dhe disa prej kufijve tokësorë

106
0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media kanë bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të kenë kujdes edhe pas aplikimit të fazës së tretë të masave.

Ata tutje kanë shpalosur vendimet të cilat janë marrë në mbledhjen e qeverisë.

Ai ka thënë se fakti që po hiqen masat, nuk do të thotë që duhet të hiqet edhe kujdesi, duke bërë thirrje që udhëzimet e IKSHPK-së të zbatohen në përpikëri.

Ndërkaq ka shtuar se nga nesër do të rihapen çerdhet dhe disa nga kufijtë tokësorë.

“Nga nesër do të hapen: çerdhet publike e private nga mosha 0 deri në 5 vjeç dhe niveli parashkollor;- kufijtë tokësor, në 6 pika kufitare: Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Jarinjë; – kafeteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare. Rikthehet nëpër institucione publike të gjitha veprimet dhe i gjithë stafi. Barnatoret e liçensuara i rikthehen punës dhe orarit të rregullt. Nga data 8 qershor deri më 19 qershor bëhet kthimi klasëve të nënta nëpër shkolla dhe organizohet testi i arritshmërisë i cili do të mbahet me 23 qershor. Nga data 15 qershor deri më 30 qershor bëhet kthimi i klasëve të dymbëdhjeta nëpër shkolla dhe organizohet testi i maturës i cili do të mbahet me 4 korrik”, ka thënë ai.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se në këtë fazë është arritur falë bashkëpunimit me qytetarët.

Ai ka thënë se IKSHPK ka vlerësuar se kushtet janë të mjaftueshme për hapjen e fazës së tretë.

Vitia ka thënë se një javë pas hapjes së kufijve tokësorë do të shqyrtohet mundësia për hapjen e atyre ajrorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here