Home Udhëtim/Fotografi Qyteti i Gjilanit në fotografi sikur dëfton të kaluarën… – Udhëtimi në...

Qyteti i Gjilanit në fotografi sikur dëfton të kaluarën… – Udhëtimi në kohë…/pjesa 1/

123
0

Në varrin e prindit tim, Ramushit, shkruan: “Me jetue qenka vonë, me vdekë qenka herët!”/Sh. M./

Qyteti i kalldrëmit, i shatërvanit, i urës së Masketarit, i sahatkullës, i zejeve të dikurshme, i panaireve (panagjyreve), qyteti i korzos, qyteti i kinemasë, i lumit ku edhe uji i tij ishte i pijshëm, qyteti i blirëve e plepave pa fund…nuk është më! Gjithçka ka mbetur monument në fotografi!

Ekonomia, industria dhe bujqësia e Gjilanit u rrënuan…


Ura e Masketarit ishte referenca e qytetit, ishte simboli i qytetit, siç ishte panairi dhe korzoja, siç ishin edhe të tjerat që u përmendën më lartë.
Lumi Dobrusha ishte shpirti i qytetit, i cili rridhte qetas nën urën e Masketarit, me një qetësi pothuaj olimpike. Ky lumë i përkiste qytetit e qyteti lumit!E sot…?!


Kur lumi nga pjesa e epërme, me rrjedhën e tij të qetë i afrohej qendrës, duke u përvijue qetësisht nën urë dhe sikur kërkonte falje, zgjatej drejt Moravës, ofronte gjallëri, jetë në çdo orë, ditë e stinë, sikur e mbronte qytetin!
Fabrikat u kthyen në gërmadhë, ndonjëra prej tyre që ende nuk është rrënuar ka mbetur vetëm monument i një kohe!

Grupet e mëdha të punëntorëve nuk shihen më, as në mëngjes kur shkonin dhe as në pasdite kur ktheheshin! As autobusët që bartnin ata! Ora është ndalur në kohë! Gjithçka ka mbetur një kujtim…!


Ah kohë…! Sa shpejt tretesh e sa të padukshëm e ke ritmin e jetës!
Qyteti pret diçka! A thua çka…?


Langton Hjuz ka thënë: “Askush nuk mund të m’i uzurpojë kujtimet nga shtëpia ime me gardhiqe”(cituar nga dr. Shevçeti)

/P.S.-Çdo të diel do të lexoni rubrikën: Gjilani në fotografi – Udhëtim në kohë/


Autor i shkrimit: Nexhat Buzuku

/Fotot: Entezam Sherif e Shevçet Mehmeti /

Arena Press /arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here