Home Lajmet Reagojnë Palestina, Turqia e Liga Arabe: Kosova – duke i njohur Izraelit...

Reagojnë Palestina, Turqia e Liga Arabe: Kosova – duke i njohur Izraelit Jerusalemin e okupuar – po shkel Ligjin ndërkombëtar

151
0

Pas paralajmërimit nga krerët e institucioneve të Kosovës se do ta njohin Jerusalemin si kryeqyteta të Izraelit dhe të hapin ambasadën aty, kanë reaguar ashpër Palestina, Turqia dhe Liga Arabe, duke e quajtur këtë qasje të Kosovës ndaj tokës së pushtuar palestineze shkelje të Ligjit ndërkombëtar.

***

Palestina reagon pasi Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike


Në një deklaratë dërguar mediumit kinez “Xinhua”, Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës tha se vendimi i Kosovës dhe Serbisë është agresion i qartë dhe i pajustifikuar kundër popullit të Palestinës dhe çështjes së tij.

***

Turqia reagon ashpër kundër Kosovës pse pranoi hapjen e ambasadës në Jerusalem

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë përmes një deklarate ka reaguar ndaj zotimit të Kosovës për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, duke e quajtur këtë si hap zhgënjyes dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar.

“Është zhgënjyese që një hap i tillë, që do të përbënte shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, po shyqrtohet nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Turke.
“Turqia është në mesin e shteteve të para që e kanë njohur Kosovën, i ka ofruar përkrahje të madhe dhe për një kohë të gjatë ka bërë përpjekje për njohjen ndërkombëtare të këtij shteti, por neve nuk na duket e drejtë që ky proces të ndërtohet kundër ligjit ndërkombëtar dhe veçanërisht mbi vuajtjet e popullit palestinez, tokat e të cilit janë nën okupim”, thuhet më tej në deklaratë.

“Është theksuar në mënyrë të përsëritur nga rezolutat e ndryshme të Kombeve të Bashkuara se çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm me mishërimin e Shtetit Palestinez, kryeqytet i të cilit është Jerusalemi Lindor në bazë të kufijve të vitit 1967”, shkruhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Më tej, Turqia i bën thirrje Kosovës që të përmbahet nga vendimi për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. “I bëjmë thirrje udhëheqësisë së Kosovës që t’i respektojë këto vendime dhe të përmbahet nga hapa të tillë që do ta minonin statusin historik dhe ligjor të Jerusalemit dhe gjithashtu që do të mund ta parandalonin njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

***

Liga e Arabëve dënon vendimin e Kosovës dhe Serbisë për të hapur ambasadë në Jerusalem


Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit e ka dënuar sot vendimin që Serbia dhe Kosova të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem të Izraelit.
Sipas tij, ky vendim duhet të shpallet i pavlefshëm.
Në një deklaratë të dhënë sot, Gheit tha se ky vendim është në kundërshtim me vendimin e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit.
Sipas tij, vendet janë të ndaluara të vendosin ambasada në Jerusalem pasi ky vend cilësohet si i okupuar.

Liga Arabe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here