Home Kult/Arsim Rinia Studentore e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan: “Ka kohë që Universiteti...

Rinia Studentore e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan: “Ka kohë që Universiteti ‘Kadri Zeka’ ka filluar të degradojë nga rruga për të cilën është themeluar dhe ekziston!”

117
0

Rinia Studentore e UKZ-së përmes një reagimi informues publik u është drejtuar studentëve, stafit të vërtetë akademik dhe administrativ, si dhe qytetarëve të Anës së Moravës (Anamoravës), duke spikatur ‘degradimin, instrumentalizimin dhe luftën speciale’ kundër atyre që nuk pranojnë nënshtrimin dhe përuljen…

Në këtë reagim janë fokusuar ‘shkeljet dhe arbitrariteti’ ndaj dy studentëve – përfaqësues të rinisë studentore të UKZ-së e përtej, Mehmet Zylfiut e Dritor Mehmetit.

Reagimi i plotë publik i Rinisë Studentore “Kadri Zeka”

Të nderuar studentë,
Staf i vërtetë akademik dhe administrativ,
Të nderuar qytetarë të Anës së Moravës e më gjerë…

“Ka kohë që Universiteti “Kadri Zeka” ka filluar të degradojë nga rruga për të cilën është themeluar dhe ekziston. Pra, të jetë në funksion të ngritjes dhe formimit intelektual të shoqërisë, por që të instrumentalizohet deri në këtë pikë, që përmes petkut institucional të zhvillohet luftë speciale ndaj individëve që refuzojnë nënshtrimin dhe kanë dinjitet, kjo për ne është përtej parashikimit më fatkeq!

Të nderuar, kushdo që kupton pak rreth arsimit të lartë mund ta kuptojë situatën.
Këtë vit pati angazhim të veçantë ndaj studentëve që nuk u nënshtruan dhe nuk u dorëzuan para degradimit!

Gjithçka nisi me konkursin për studime Master.

Si asnjëherë më parë Konkursi për Studime Master është hapur në të njëjtin afat me atë të studimeve bachelor dhe kjo për te vetmën arsye që Mehmet Zylfiu-t t’i pamundësohet aplikimi, sepse i njëjti do të diplomonte në afatin e shtatorit.
Mehmeti është përshkruar si studenti i cili ‘nuk po thehet’, ‘nuk po përshtatet’ dhe si i tillë duhet eleminuar, sepse po na bënë telashe, po na e prish rendin dhe qetësinë e blerë përmes manipulimeve!

Luftë e njëjtë u zhvillua edhe ndaj Dritor Mehmetit.

Dritori u cilësua si tejet intelegjent dhe me vlera të larta njerëzore dhe që nuk mund të manipulohet, si i tillë i ka qëndruar besnik kauzës së përfaqesimit të denjë dhe ka reaguar karshi dukurive negative në UKZ.
Këto veti alarmuan injorantët dhe sinonimin e degradimit që u angazhuan personalisht që të pamundësojnë edhe aplikimin e Dritorit në programin QLSHD!

Me 11 nëntor 2020, Dritor Mehmeti paraqitet për të aplikuar në konkursin për studime Master në afatin e rregullt, si të gjithë aplikantët tjerë, ndërsa aty i tregojnë që nuk mund të përfundohet aplikimi sepse ende figuron si student aktiv në sistem!
Dritori merr dokumentet dhe e qartëson situatën me administratën e UKZ-së, duke iu sqaruar që nuk mund të largojë veten nga sistemi, pasi kjo është përgjegjësi e institucionit dhe është dashur të përfundojë në momentin e diplomimit të tij në qershor 2020 në programin E-Qeverisje. Pas diskutimeve dhe sqarimit të situatës, zyrtarët e pranojnë që gabimi, faji apo përgjegjësia është e tyre dhe se do ta rregullojnë menjëherë. Dritori, për më tepër, e protokolon edhe kërkesën me shkrim, duke sqaruar se ai ka aplikuar dhe se pjesën tjetër duhet ta kryej universiteti!

Të nesërmen, pas diskutimeve me prorektorin për mësim dhe sekretarin, është hapur prap afati për aplikim në menyrë qe t’i mudësohet aplikimi formalisht dhe kjo çështje të përfundojë. Mirëpo, me të kuptuar këtë lajm aktivizohet ideatori me zbatuesin e këtyre lojërave të ndyta dhe angazhohen që Dritorit të mos i vlej aplikimi me pretendimin se ka ardhur pasi është mbyllur konkursi. Pra, Dritori ka aplikuar ditën kur konkursi ka qenë i hapur, është sqaruar situata për çështjen e statusit aktiv, është hapur prap konkursi të nesërm ën nga universiteti dhe të njëjtit (dy injorantët) nuk e pranojnë me arsyetimin se aplikimi është përfunduar pas afatit!

Për afate e konkurse do të flasim përditë ngapak sa do të përballemi me ta në secilën fushëbetejë që atyre u përshtatet, në media, gjykatë, universitet e kudo tjetër. por Universiteti “Kadri Zeka” do të zbardhet njëherë e mirë!!!

Një gjë nuk e kuptojmë, si ka mundësi që familja dhe pasardhësit e Kadri Zekës ende durojnë që emri i tij të durojë çdo ditë turpin dhe gërdinë e përditshme. Ne kurrë nuk besojmë që Kadri Zeka e shumë atdhedashës kanë rënë vetë, janë shuar me familje, kanë dhënë kontribut të pashoq që sot dikush të përdor petkun e tyre për t’u pasuruar, manipuluar e degraduar të vetmen vlerë që kishte ky komb – dinjitetin!
Faleminderit qe na e bëni më të lehtë dhe aman gjejeni pak guxim e drejtojeni kokën kur të jemi përballë!
Bashkë deri në triumfin e madh”, thuhet në reagimin e Rinisë Studentore të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here