Home Kult/Arsim SALL TI MOS IK MĂ‹ LARG

SALL TI MOS IK MĂ‹ LARG

149
0


/Nga Sabit Rrustemi/
—————————
Ars Repriza

Udhët e braktisjes nuk i kam ecur asnjëherë e dashur
nuk di as nga janë as në cilën pjesë të gjeografisë shtrihen
në janë me baltë apo me copëra kujtimesh shtruar
nuk di çfarĂ« ngjyre kanĂ« ç’erĂ« mbajnĂ« e ç’ numra
I njoh vetëm udhët e ardhjeve kah ti përmendsh i di
edhe nëse nuk i eci kurrë ato i vizatoj përnatë me sy
në një kaçurrel mali si hije hëne të shoh sa herë ty
e ju bie trup kodrave maleve fushave përrockave të jetës
ti ndërron vend më vë në sprovë si nusja e ago ymerit pret
e unë sa ëndrra e sa zhgjëndrra i shterr me fund
pamundĂ«sia pĂ«r tĂ« prekur pĂ«r tĂ« puthur s’ mĂ« tund
eci si i përhënur në pikë të natës e ditëmdrekë
thej rremba dorën ngris e plisin heq prej koke
nuk të kërkoj nëpër yje derisa ti si unë ecë përtoke
qiellin e jetës sime fsheh nën tënden vetull
vite e vite pres të hapesh e vitet më bëhen shekull
mesnatave kur lodhet shpresa e sytë koten
nga një skaj i paprekshëm zemre ti vetëton
për një çast udha zdritet si ajo fytyrë dielli
e unĂ« udhĂ«toj si tash drejt teje ku je e ku s’je
përnjëmend diku je aty ku veç engjulli im rri
po unë do të arrij një ditë do prehem në tëndin gji
çdo pore tënden e timen do ta mbush me dashuri
udhĂ«t e braktisjes kurrĂ« s’i mĂ«sova as dua t’i di
sall ti mos ik ma larg brenda shpirtit tim rri.

( E shkruar me 17 qershor 2014 )

17 qershor 2020 /13:14/

/Arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here