Home Lajmet Shtohen rastet me COVID-19 – 6 komuna në zonën e kuqe, Gjilani...

Shtohen rastet me COVID-19 – 6 komuna në zonën e kuqe, Gjilani në të verdhën…

78
0

Javën e fundit është vërejtur një shtim i theksuar i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.
Harta e rasteve me COVID-19 ka ndrysuar këtë javë. Prandaj, Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 5 mars, në “Zonën e kuqe” janë 6 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja, Lipjani.

Në “Zonën e verdhë” janë 10 komuna:

Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrria, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva, Vitia.

Në “Zonën e gjelbër” janë 22 komuna:

Zubin-Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtimja, Klina, Ranillugu, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novobërda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shtërpca, Hani i Elezit, Parteshi.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

Peja nga e “verdha” ka kaluar në të “kuqen”

Lipjani nga e “verdha” ka kaluar në të “kuqen”

Ferizaji nga e “gjelbra” ka kaluar në të verdhen

Gjilani nga e “gjelbra” ka kaluar në të verdhen

Vushtrria nga e “gjelbra” ka kaluar në të verdhen

Graçanica nga e “gjelbra” ka kaluar në të verdhen.
Rangimi mund të ndryshojnë varësisht nga numri i infektuarve – rasteve të reja me COVID-19 gjatë 7 ditëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here