Home Lajmet Sizmologët nga Tirana me 2002 në Gjilan: Tërmet me rrezikshmëri mund...

Sizmologët nga Tirana me 2002 në Gjilan: Tërmet me rrezikshmëri mund të ketë në Gjilan pas 80-100 vitesh

86
0

Në orët e mbrëmjes së sotme, e shtunë, 20.02.2021, një tërmet me fuqi të dobët ka goditur rajonin e Gjilanit.
Në fakt tërmeti i lehtë është ndier edhe në qytet, rreth orës 16:46.

Seizmiologu Shemsi Mustafa ka dhënë detaje ludhur me tërmetin e sotëm dhe për zonën sizmike ku ka pasur dhe mund të ketë në të ardhmen jo të afërt tërmete të reja.

Mustafa ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë, por që është ndjerë edhe rajonin e Gjilanit.

“Ky termet na tregon që edhe në të kaluarën kjo zonë është goditur nga tërmetet, goditet edhe tani por edhe në të ardhmen mund të goditet sepse në vitin 2002 ishte pikërisht kjo zona që gjeneroi një tërmet të fuqishëm me 5.7 shkallë të Rihterit”, thotë Mustafa për RTV Dukagjinin.

“Bazuar në studimet, bazuar në katalogun historik, bazuar në topografinë, bazuar në tektonikën dhe projektin e fundit apo studimin e fundit që është bërë, tregon që kjo zonë mund të ketë tërmete edhe të fuqisë më të madhe”, tha Mustafa.

“Duke u bazuar në studimet më të vonshme që janë bërë në harmonizimin e rrezikut sizmik në, këtë zonë e përshkruan një shkëputje tektonike që është aktive dhe mund të gjenerojë tërmete me një magnitudë maksimale deri 6.5 shkallë të Rihterit. Ky është një parametër me shumë rëndësi për ndërtuesit e asaj zone sepse çdo ndërtim që bëhet duhet të jetë i qëndrueshëm ndaj një tërmeti të mundshëm”, theksoi ai.

Tërmeti i 24 prillit 2002

Çka thanë atëherë sizmologët nga Tirana…

Epiqendra e tërmeteve në rajonin e Gjilanit ndodhet në Uglar pak përtej fshatit Malishevë. Këtë e kanë konstatuar edhe seizmologët e nga Tirana të cilët ishin në Gjilan në prill të vitit 2002, atë vit kishte ndodhur tërmet i fuqishëm në Gjilan me dëme materiale dhe një person pati gjetur vdekur.

Në emisionin në TV VALI në Gjilan, me temë tërmeti i atëhershëm dhe Gjilani si zonë sizmike, të pranishëm ishin dy sizmologë të njohur nga Tirana si dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.


Në kohën kur mbahej emisioni në televizion, shumë qytetarë ndodheshin në fushë, nën çadra të improvizuara, por me të dëgjuar shpjegimet që dhanë ekspertët e sizmologjisë nga Shqipëria, qyterarët filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre.


Ajo që më kujtohet nga ajo që thanë në sizmologët e Tiranës në Gjilan, në këtë emision që zgjati rreth 3 orë, ishte:
Rajoni i Gjilanit njihet si zonë sizmike, ka pasur edhe më herët tërmete, do të ketë dridhje ciklike me intenzitet të dobët, por qytetarët duhet të kthehen të sigurtë në shtëpitë e banesat e tyre, pasi epiqendra e tërmetit tashmë është qetësuar.


Pyetja ime, pasi drejtoja emisionin, ishte: Kur mund të ndodhë një tërmet me fuqi të tillë dhe sa duhet të jetë lartësia e ndërtimeve, në sa kate në Gjilan, sizmologët dhanë këtë përgjigje:
“Mund të ketë ndonjë dridhje të dobët, por një tërmet i fortë sikur ky mund të ndodhë vetëm pas 80 – 100 vitesh. Ndërsa, në këtë zonë, pra në Gjilan, nuk preferohet të ketë ndërtime të objekteve më të larta se 4 kate, ose ky duhet të jetë kufiri mesatar i ndërtimit në Gjilan”, patën theksuar ndër të tjera sizmologët nga Tirana, që ishin më të mirët… / Autor: N.Buzuku/

20 shkurt 2021
Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë një tërmet i lehtë me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter ka goditur Kosovën.

Mustafa ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë por që është ndjerë edhe regjionin e Gjilanit.

“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 në orën 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit”.

“Thellësia hipoqendrore ishte 10 km. “Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit”. “Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në rajonin e Gjilanit”, ka shkruar ai. /Editor i poratlit N.B./

/www.kohapressnews.org/Koha Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here