Home Kult/Arsim S’JAM PËRMALLUAR AQ PËR TY

S’JAM PËRMALLUAR AQ PËR TY

155
0

Poezia që më vjen pas, kudo …

/Nga Sabit Rrustemi/

Stina që e desha mbushë javën
atë gotë me verë të zezë shpie
e ti nuk më trandë me një buzëqeshje

Dehem
pa e afruar te buzët
këtë lëng me aromë vetmie

A cakërrohet mungesa
ritmi i një urimi që grimcohet mes dhëmbësh

Pa ty s’ them kurrë gëzuar

Vonohu sa të duash
fshihu thellë ku nuk të prekë as harresa

Pastaj shfaqu befas kur unë pritjesh
shkrihem vargjeve
lexoma dhimbjen që s’e rrëfeva

Barërat articiale më ngacmojnë
vetëm hapat e tu kur vijnë kah unë
më rinojnë

Ajo dorë e butë e shkriftë kur më prekë

S’ jam përmalluar aq për ty
sa për atë muzikë që m’drithëron
sa herë të kujtoj

( 25 mars 2015 )

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here