Home Uncategorized Të kërkova ty…/Udhëtim në kohë/

Të kërkova ty…/Udhëtim në kohë/

224
0

Kthimi në kohë

Nexhat Buzuku

———————

Jam duke ecur gjurmëve të qytetit tim!

1.

Mos u vono herën tjetër,

të kërkova, asnjë zë,

veç gjethe pranë portës,

eja në ëndërr aty të pres.

2.

Unë vi nga e djeshmja,

mos më mohoni,

secili ka ecjen, gjurmët,

një dashuri të fsheshur,

një plagë.

3.

Në këtë qytet ka plot kujtime,

secili ka një histori,

një dashuri të pajetueme,

një ëndërr që e ruan gjithmonë,

nën dry.

4.

Ky është qyteti im,

një e pathënë e jetës sime,

e dashurisë së parë,

e ëndrrave të jetës.

5.

Ky është qyteti,

i ëndrrave të para,

i mbrëmjeve rinore,

i korzos, i panaireve…

6

Ky është qyteti,

i lindjeve të mia,

i mëngjeseve të para,

i netëve të vona.

7.

Veç këtu kam pushuar së lodhuri,

kam soditur gjithkah

shtete e qytete

veç këtu jam ndier vetja.

8.

Dje isha unë,

sot nuk di si jam

nesër do jem prap unë

kur të mbetet veç hieja…

9.

Jam dje duke ecur qytetit

gjurmëve të tij në kërkim

nën asfaltin e zi në kalldrëm

aty ku fshehen ecjet, jeta, ëndrrat…

10.

Një ditë ecjet marrin fund
udhët bashkohen
aty ku prehen të gjithë
në qytetin e dytë!

11.

Aty ku bota është pa ngjyra
pa zhurmë, pa sirena, pa emergjëncë
ku llafe s’ka as nxitim…
në dheun e ftohtë të amshimit

12.

Të kërkova ty e kurrë s’të gjeta
e jeta ishte veç një gjeth peme
që u vyshk nxitimthi në vjeshtën e vonë
ashtu lehtas pa zhurmë u zdorgj në dhe…

/N.B./

/N.B./Arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here