Home Lajmet Trump: Amerika nuk do të luftojë për të tjerët – ka ardhur...

Trump: Amerika nuk do të luftojë për të tjerët – ka ardhur koha të mbrojmë vetëm shtetin dhe konbin tonë (VIDEO)

90
0

Kështu tha sot para kadetëve të diplomuar të ushtrisë amerikane presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Përballë kritikave për planet për tërheqjen e afro 10,000 trupave nga Gjermania, presidenti amerikan, Donald Trump, u tha kadetëve të diplomuar në West Point se detyra e tij është të mbrojë interesat jetike të Amerikës, e jo të zhvillojë “luftëra të pafundme” në tokat e largëta.

“Ne po i japim fund epokës së luftërave të pafund”, tha Trump përpara një mijë kadetëve.

Ai tha se detyra e ushtarit amerikan nuk ishte që të rinovojë marrëdhëniet ndërkombëtare, por të “mbrojë dhe mbrojë fuqimisht kombin tonë nga ndonjë armik i huaj”, raporton Reuters.

“Nuk është detyra e ushtrisë amerikane të zgjidhë konfliktet e vjetra në tokat e largëta, për të cilat shumë njerëz në Amerikë nuk kanë dëgjuar kurrë,” tha ai.

Ai, gjithashtu, iu referua debatit mbi pabarazinë racore në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se kadetët janë një shembull i diversitetit amerikan.

“Ju keni ardhur këtu nga fermat dhe qytetet, nga vendet e mëdha dhe të vogla, raca të ndryshme, fe dhe ngjyra. Por kur keni hy në këtë kompleks, ju u bëtë pjesë e një ekipi dhe një familje që i shërben me krenari kombit Amerikan”, tha Trump.

Foto: EPA-EFE / JOHN MINCHILLO / POOL POOL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here