Home Lajmet Trump solli vendim të ri për shkak të pandemisë: Njoftoi pezullimin e...

Trump solli vendim të ri për shkak të pandemisë: Njoftoi pezullimin e imigracionit në Shtetet e Bashkuara

95
0

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të “pezullojë përkohësisht” emigracionin në SHBA, për të “mbrojtur vendet e punës” në SHBA” në kohë krize ekonomike të shkaktuar nga virusi.

“Në dritën e sulmit nga ‘armiku i padukshëm’ dhe përballja me nevojën për të mbrojtur vendet e punës të qytetarëve amerikanë, do të nënshkruaj dekretin presidencial që pezullon imigracionin në SHBA”, tha Trump vonë mbrëmë në Twitter.

Presidenti amerikan nuk specifikoi se si do të zbatohet kjo masë ose për sa kohë.

Virusi korona, të cilin Trump e quan “një armik i padukshëm”, vrau 42,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe 766.660 u infektuan.

Rreth 22 milionë amerikanë kanë humbur punën e tyre për shkak të krizës të shkaktuar nga virusi.

Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here