Home Udhëtim/Fotografi Udhëtim në fshatrat e Kamenicës: Liqeni i Rubocit – tre peshkatarë, shtëpi...

Udhëtim në fshatrat e Kamenicës: Liqeni i Rubocit – tre peshkatarë, shtëpi të vjetra, pak jetë…

162
0

Udhëtimi në fshatrat e Kamenicës është pothuaj i pafund, ashtu siç janë bukuritë mahnitëse të kësaj zone. Pak kilometra nga qyteti i bukur i Kamenicës ndodhet liqeni i Rubocit, duke shmangur rrugën Ruboc – Busavatë, pranë një lugine që veç natyra ka ditur t’i jap kaq madhështi, qetësi e bukuri…


Dr. Shevçet Mehmeti, i cili vazhdon të gjurmojë e regjistrojë me fotografi e fjalë bukuritë por edhe dukurinë e braktisjes së kësa zone, së fundmi ka vizituar liqenin e Rubovcit…, për të na sjellur udhëpërshkrimin e tij.


Sa mbahet mend, në këtë liqe dikur janë larë të rinj dhe të gjitha moshat tjera, atëherë kur jeta kishte frymë, gëzime e shpresë…


Kaluam lumin, pastaj nëpër një rrugicë në mes të malit. Ecëm rreth 700 metra, rrugica ishte si një ale piktoreske sikur në pikturat holandeze. Para një lugaje paraqitet liqeni që nuk ishte aq i madh, por natyra e kishte dekoruar liqenin në mënyrë fantastike.

Tetori filloi me shi.Tek shpirti im filloi të ndikoj si errësirë që ma humb disponimin shpirtëror, nga frika se të dielën me 11 tetor nuk mund të dal në fshatra per t’i eksploruaruar bukuritë dhe të fshehtat e tyre. Kështu ishte deri të premtën, ndërsa ditën e shtunë m’u ngritën shpresat dhe disponimi, por mbrëmja më bëri optimist se të dielën me profin tim, Rifat Shabanin, do të dalim t’i gjurmojmë fshatrat e Kamenicës.


Në Rubovc kisha qenë disa herë, disa herë kisha tentuar të vizitoj liqenin e Rubovcit, por nuk kisha informata të duhuara në gjetjen e lokacionit. Vitin e kaluar, po në këtë kohë, vizitova Busavatën, Bozhevcin, Jabukovcin dhe Manastirin. Vizitova edhe “Kërsh-in” e Busavatës, ku njëri më tregoi se atje poshtë në lugajë gjendet liqeni, por rrugë nuk kishte, ishte terren me plotë pikëpyetje!


Pasi erdhëm te mulliri i Gajtanëve në Rubovc, ku mbaron Rubovci i ri dhe fillon Rubovci i vjetër, takuam dy peshkatarë të rritur me një fëmijë që përgatitnin pajisjet për peshkim. Ata na informuan se duhet kaluar në këmbë nëpër një përroskë për të arritur te liqeni.
Qielli ishte i qetë, tenperatura ishe 19 gradë. Përroska ishte e cekët, por kutërbimi nga ndytësirat ishte i madh, sa që receptorët e hundës pas disa sekondave u bllokuan. Në anën e djathtë të bregut të përroskës kishte pleh, ku disa pula bënin gjurmime “gjeologjike”, një ahur i ndertuar nga pallzinat (dërrsaa më të ngushta e më të trasha), vende – vende te lyere e vende -vende balta kishte rënë ne tokë.


Kaluam lumin, pastaj nëpër një rrugicë që ishte në mes të malit. Ecëm rreth 700 metra, rrugica ishte si një ale piktoreske sikur në pikturat holandeze. Para një lugaje paraqitet liqeni që nuk ishte aq i madh, por natyra e kishte dekoruar liqenin në mënyrë fantastike.
Qielli me mjegull kishte marr ‘lejen’ e pushimit, ajri ishte plotë oksigjen, ne filluam ta largojmë karbon-dioksidin e qytetit të thithur nga automobilat që po kalojnë në qendrën e Gilanit. Liqeni ishte artificial, penda ishte vendosur në mes dy shkëmbinjve me ngjyrë të bardhë qe ishin dekoruar me likene. Në anën e majtë të liqenit shihej maja e “Kërshit’ që kishte ngritur kokën si një ‘budalla’ dhe ia mbulonte bukurinë liqenit.


Në liqen kishte disa ujdhesa me tërska dhe shavare qe prishnin monotoninë e ujit të heshtur! Tre peshakatarët kishin hudhur akrepat në liqen për të zënë gjahun (peshkun). Pioneri pershkatar filloi të bërtitte nga entuziazmi që zuri një peshk. Uji ishte i qetë. Në ujë notonin disa shpezë të egra, që kohë pas kohe ‘lëshonin’ muzikën, e cila më përkujtonte kompozitorin Enco Maricone.


Në këtë udhëtim të bukur bëmë shumë fotografi, edhe xhirime filmike. Në anën e djathtë kishte plotë pemë, bari kishte filluar t’i tregojë ngjyrat e pleqërisë. Në anën e majtë mali ngrihej menjëherë nga bregu i liqenit. I shtrirë mbi bar filloj ta shikoj qiellin, të më inspiroj në meditim duke i parashtruar vehtes pyetje dhe përgjigje… Qëndruam disa orë, pastaj e braktisëm panoramën filmike të liqenit. Përsëri kaluam nëpër përroskën me aromë mbytëse, dolëm deri te automobili.


Në disa oborre kishte molla të kuqe që dukeshin sikur të Vitit të Ri! Kjo pjesë e fshatit ishte e banuar me serbë. Vetëm një shtëpi e re dykatëshe. Vizituam çdo skutë të fshatit, disa shtëpi të braktisuara, disa njëkatëshe, shiheshin pleqtë që punonin si ‘buburecat’. Fëmijë askund nuk takova! Dolëm deri në fund të fshatit. Rruga e ngushtë, e asfaltuar, shtëpite – shumica me qeremidhe, vetëm disa me tjegulla moderne.


U larguam nga Rubovci, u nisëm për në Busavatë ku kishte banuar Hajdar Busavata, që u kishte thënë banorëve të Përlepnicës: “Kompirat nuk bëhen në Përlepnicë por vetëm në Busavatë!”. Pas Busavatës vizituam Bozhevcin dhe ‘Gurin e Hoxhës’. Kështu që dita kaloi sikur era, ashtu si në filmin e gjatë të Margaret Micell me aktorët Klerk Gebel dhe Vivijen Li…

Udhëpërshkrim i dr. Shevçetit, përgatiti dhe redaktoi për shtyp: Nexhat Buzuku, botues i portalit informativ www.arenapress.info në Google dhe Fb dhe i faqes Koha.press në Fb./P.S. – Nuk lejohet kopjimi i tekstit ose ribotimi pa leje të botuesit./Çdo mosrespektim i këtij paralajmërimi sjell pasoja ligjore. Vetëm botuesi ka të drejtë të lejoj ose jo ribotimin e shkrimit diku tjetër. Teksti mund të shpërndahet, por jo të përvetësohet ose të ndryshohet./

Arena Press/www.arenapress.info/

Arena Press/www.arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here