Home Kronika Virusi korona preku edhe Kamenicën – 11 të infektuar

Virusi korona preku edhe Kamenicën – 11 të infektuar

119
0

Pas një rasti me Covid-19 nga Topanica, ishte kthyer nga jashtë, nga 17 persona tjerë të testuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës për këtë virus, 11 kane rezultuar pozitiv, duke çuar numrin në 12.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë”, thuhet në raportin ditor të IKShP-së.

Lidhur me këtë gjendje të re që ka prekur Kamenicën (Topanicën), kryetari i Komunës, qëndron Kastrati, ka apeluar për qëndrim në shpejti dhe respektim maksimal të urdhëresës së Qeverisë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShP-së për të qëndruar në shtëpi.

Postimi i plotë i kryetarit Kastrati:

Fatkeqësisht nga 17 persona të testuar në IKShP për Covid-19, 11 kanë rezultuar pozitiv. Por fatmirësisht shumica prej tyre janë në moshë më të re, në përjashtim të një rasti që është në moshë më të shtyer.
Shpërndarja e këtij virusi të padukshëm po bëhet në një shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Por, ajo se çka na mbronë dhe e parandalon këtë është të qëndruarit në shtëpi.

Nuk është koha për mosbindje, joseriozitet e mospërfillje. Shmangni daljet pa nevojë, ruani distancën dhe kujdesuni për veten.

Këtë sfidë se kalojmë dot pa ju!, ka theksuar Kastrati

RriNshpi

Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here