Home Uncategorized Zv/ministrja e Arsimit të Shqipërisë në Gjilan – pritet nga nënkryetari Arbër...

Zv/ministrja e Arsimit të Shqipërisë në Gjilan – pritet nga nënkryetari Arbër Ismajli

147
0

Bashkëpunimi arsimor në mes të rinjve të Kosovës e Shqipërisë.

Arbët Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ka pritur sot zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lorena Haxhiu.

Me këtë rast është biseduar për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e nxënësve të Gjilanit e të Vlorës, ndarjen e përvojave, metodoligjisë së mësimdhënies e mësimnxënies në të dyja anët…

Arbëri ka shkruar:

‘Po e vazhdojmë edicionin e dytë të shkëmbimit të nxënësve të Gjilanit me nxënësit e qytetit të Vlorës. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i nxënësve, ndarja e përvojave, metodologjia e mësimdhënies dhe mësimnxënies, janë prioritet mes shqiptarëve andej e këndej kufirit. Programet e shkëmbimit ndërmjet shkollave nxisin lëvizjen e të rinjëve, mirëkuptimin ndaj njëri-tjetrit si dhe tolerancën dhe sinqeritetin. Në këto takime nxënësit fitojnë përvoja ndërfqinjësore, të cilat bëjnë përparim e avancim në zhvillimin e tyre personal dhe profesional”, ka theksuar nënkryatari i Komunës së Gjilanit.

Ismajli e ka falenderuar zyrtaren e lartë nga Shqipëria, duke përvijuar nevojën e bashkëpunimit të të dy qyteteve dhe shteteve.

“Faleminderit, zv/ministrës së Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj.Lorena Haxhiu për angazhimin e përbashkët në zhvillimin profesional të të rinjëve në mes dy shteteve tona”, ka shkruar Ismajli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here