
Zv/ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lorena Haxhiu, është pritur nga kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, me ç’rast është biseduar për shkëmbinin e nxënësve dhe të përvojave arsimore të të rinjve nga Pogradeci dhe Kamenica.
“Sot pritëm në Kamenicë zëvendësministren e arsimit në Shqipëri, Lorena Haxhiun.
Diskutuam rreth çështjes së arsimit dhe mundësitë e shkëmbimit të nxënësve, përmes një programi nga të dy qeveritë.
Nga programi “Si n’shtëpinë tënde”, nxënës të shkollave të mesme nga Pogradeci, do të vijnë në familje e shkolla të Kamenicës dhe anasjelltas.
Angazhim maksimal, në krijimin e mundësive të mira për nxënësit”, ka shkruar kryetari Kastrati.

