Home Sociale/Ekonomi 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës, pabarazi sociale e padrejtësi kudo…

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës, pabarazi sociale e padrejtësi kudo…

263
0

Sistem skllavopronar apo demokraci?!

Edhe sot punëtorë në gjithë botën diskriminohen duke u ballafaquar me pabarazi e padrejtësi të skajshme.
Ndërkaq, në Kosovë punëtorët jane të diskriminuar dhe të nëpërkëmbur prej vitesh.
Në kohè pandemie pozita e punëtorëve është përkeqēsuar edhë më shumë, ndërsa është rënduar gjendja e tyre ekonomike – sociale, duke rrëshqitur në pragun ekzistencial.

Shteti përmes pakos ekonomike ndihmoi me miliona euro firmat, ndërmarrjet e tregut, qendrat tregtare e veçmas disa markete të mëdha, mirëpo paratë u derdhën në llogari të pronarëve e punëtorët nuk morën asgjë.
Në fakt u ndihmuan skllavopronarët por jo punëtorët! Ligësi e atyre që mbështesin pronarët e diskriminojnë punëtorët

Ndërkaq, punësimet partiake në sektorin publik e kanë legjitimuar diskriminimin e qytetarëve në vija politike – partiake!

Pabarazia sociale ka ndikuar në padrejtësi, sepse e drejta gjithmonë u takon të pasurve.
Hendeku social ka marr dimemsione skllavopronarie, ndërsa retorikat e oligarkëve dhe veglave të tyre për “Zot, familje e komb” janë demagogji e hollë dhe alibi për ta arsyetuar dhe legjitimuar pabarazinë nën pretekstin se jemi vend kapitalist, pra pasurim dhe sundim i pakicës mbi shumicën!

Bota është në krizë ekonomike prej 2008-s, ndërsa pandemia e COVID-19 nxorri zbrazëtinë dhe pafuqinë e kapitalizmit për t’u përballur me ndryshimet e reja.

E vërteta është se kapitalizmi është në agoni sikur një i sëmurë që iu kanë pakësuar qelizat. Tregjet janë të pamjaftueshme për ta shtyrë vdekjen e sistemit…!
1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës, nuk është ditë gjumi, por ditë reflektimi, vetëdijësimi e mos nënshtrimi ndaj pabarazisē sociale dhe diskriminimit! Mos hesht! Ngrite zërin kudo që je!

Barazi e drejtësi pēr punëtorët e Kosovës! Dinjitet dhe respekt për punëtorët! Barazi, drejtësi e dinjitet për secilin punëtor, punësim për të papunët! /N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here