Home Lajmet 12 lokacione u bastisën në Karaçevë, bastisje pati edhe në Prishtinë

12 lokacione u bastisën në Karaçevë, bastisje pati edhe në Prishtinë

120
0

Majori i Policisë së Kosovës, Zejnullah Surdulli, ka thënë se nga operacioni policor i mbrëmshëm në Karaçevë të Kamenicës, janë kontrolluar 12 lokacione që dyshoheshin për veprimtari të jashtëligjshme.

Ai në konferencë për media ka thënë se janë konfiskuar 120 aparate dhe materiale të tjera.

“Operacioni ka pasë për qëllim luftimin e veprave penale, kontrabandimin me mallra, trafikimi me njerëz, ofrimi i lokaleve per prostitucion, etj. Në zonën e Karaçevës është ushtruar urdhër kontroll në 12 lokacione të cilat kanë qenë objekte të kazinos, janë arrestuar 7 persona të cilët kanë rezultuar të jenë klient të tyre. 120 aparate, 6 shtëpiza kompjuteri, etj. Të gjitha objektet që janë gjetur në këtë zonë janë të rrënuara për shkak se kane qenë hapësira që janë shfrytëzuar për veprimtari kriminale”, tha ai, raporton KOHA.

Surdulli tha se edhe në Prishtinë kanë ndodhur bastisje të tilla, ku nga aty janë arrestuar tre persona.

“Në zonën e Prishtinës janë zhvilluar bastisje dhe si rezultat janë konfiskuar materiale, 25 aparate dhe mjete monetare që arrijnë shifrën 3950 euro. Në mesin e ndaluar kemi 3 persona në këtë zonë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here