Home Lajmet 2 të vdekur e 4 të lënduar nga rrokullisja e veturës në...

2 të vdekur e 4 të lënduar nga rrokullisja e veturës në rrugën malore që çon në Dobrosin të Bujanocit

130
0

Sipas raportimeve të vazhdueshme dhe të përditësuara, gazetari Nexhat Behluli dhe RTV Spektri që menaxhohet nga i njëjti, mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në rrugën malore që shpie në Dobrosin jo larg Lluçanit.

Në veturë ndodheshin 6 të rinjë të moshës 15-18 vjeç, 5 nga Lluçani dhe një nga Bujanoci.
Prej tyre 2 janë raportuar të vdekur dhe 4 të lënduar, të cilët pasi kanë marr ndihmën emergjente në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc janë dërguar në Spitalin e Vranjës.

Ja postimi i fundit i gazetarit nga Lugina, Nexhat Behluli (RTV Spektri):
LAJMI MË I RI

  • Prej 6 fëmijëve të aksidentuar :
    2 kanë humbur jetën
    2 janë në gjendje të rëndë
    2 janë jashtë rrezikut për jetë.
    (JU LUTEMI MOS NA THIRRNI NË PRIVAT, KENI NË KONSIDERATË PËR SITUATËN QË PO E KALOJMË. HERË PAS HERE JU NJOFTOJMË ME INFORMACIONET MË TË REJA).
  • Ai gjithashu raporton se aksidenti me fatalitet e lëndime ka ndodhur në orët e mbrëmjes të ditës së sotme, e premte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here