Home Dikur/dje dhe sot/ A e dini kur është luajtur loja ndërkombëtare e hendbollit në Gjilan?

A e dini kur është luajtur loja ndërkombëtare e hendbollit në Gjilan?

73
0


Udhëtim në kohë /Qyteti i Gjilanit dikur /Vazhdimi 67/

Gjilan, 5 qershor 2021 – Qyteti i Gjilanit në vitin 1966. – Në foto duket oborri i Shtëpsë së Armatëes së dikurshme jugosllave në Gjilan, në të cilin është zhvilluar loja e hendbollit në mes të KH Partizani i Gjilanit dhe KH Telaferit nga Aleksandria e Egjiptit.

Dr. Shevqeti tregon se ishte fëmijë – nxënës i klasës së tretë fillore, kur në qytet me të madhe flitej se në oborrin e Shtëpise së Armatës do të luhej loja e parë ndërkombëtare në hendboll në mes të KH Partizanit të Gilanit dhe Telaferit të Aleksandrisë nga Egjipti.

“Ne, fëmijët e Çarshi ‘mëhallës’ u mblodhëm te çezmja e Asllan ‘agës’ dhe bëmë planin si me hy për të shikuar ndeshjen. Kërcyem murin e shtëpisë së Pera Xolkut. Publiku kishte rrethuar fushën, tribina nuk kishte, pas një porte ishte bina ku mbahej muzika të dieleve. Milini ishte hendbollisti më i mirë i Gilanit, Salih Hasani ishte lojtari i vetëm gilanas.

Ishte viti 1963. Në afërsi të Shtëpise sëe Armatës, ku ishin shkallët e pasme për te tregu i gjelbër, gjendej klubi biliarit “Zvezda”. Brenda plot gilanas që luanin biliar, fëmijët nuk lejoheshin të hynim brenda, as për të shikuar. Atu pranë ishte çezmja e tregut e punuar prej metali me ngjyrë të gjelbër”. /Nga dr. Shevqeti, editor: N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here