Home Lajmet Aksident tragjik/Autobusi me targa të Kosovës që bartte mërgimtarë nga Frankfurti për...

Aksident tragjik/Autobusi me targa të Kosovës që bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë është aksidentuar sot në Kroaci, 10 të vdekur e 44 të lënduar/

106
0

Lajmi i fundit
Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 44 të lënduar kërkuan ndihmë, Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Vili Berosh, ka bërë të ditur se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur, raporton Index.hr

Autobusi me targa të Kosovës është aksidentuar sot në Slavonski Brod në Kroaci derisa po udhëtonte nga Frankfurti në linjën Salcburg – Grac – Kroaci për në Prishtinë. Si pasojë kanë vdekur 10 persona, në mesin e këtyre edhe njëri nga shoferët që nuk ishte duke vozitur në momentin e aksidentit, janë lënduar 44 persona të cilët janë bartur në spital, prej tyre 8 në gjendje të rëndë, raporton Jutarnji.hr, sot.

Në autobus po udhëtonin mërgimtarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, ata po vinin për pushime në Kosovë.

Një polic kroat nga vendi i aksidentit u ka deklaruar mediave kroate se ky ishte aksidenti më i rëndë që kishte parë ndonjëherë.

Njëri nga udhëheqësit e policisë në vendin e ngjarjes ka rrëfyer për rastin:

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha Galic, raporton Jutarnji.hr./ përcjell Koha Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here