Home Lajmet Aksidenti tragjik/Shoferi i autobusit ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për...

Aksidenti tragjik/Shoferi i autobusit ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment gjatë vozitjes/

121
0

Shoferi i autobusit është arrestuar

Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic, ka thënë se shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment gjatë vozitjes.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani,” tha Pranjiç, shkruan portali kroat Dnevnik.hr.

“Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë,” shtoi Pranjiç.

Ky autobus po bartte bashkatdhetarë tanë nga Gjermania për në Kosovë përmes linjës së udhëtimit Frankfurt – Salcburg – Kroaci – Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Slavonksi Brod të Kroacisë, ku 10 persona kanë vdekur, në mesin e tyre është njëri nga dy shoferët, i cili në momentin e aksidentit nuk ishte duke vozitur, 44 janë lënduar, prej tyre 15 udhëtarë me gjendje më të rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here